Metodologjia e re e zgjerimit, Soreca: Lajm i mirë! Zhvillon reformat për Shqipërinë

5 Shkurt 2020, 19:35| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 19:38

  • Share

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca e ka cilësuar metodologjinë e re të zgjerimit të familjes europiane si një lajm të mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Soreca e cilësoi 2020 si një vit kyç për Shqipërinë dhe theksoi se kjo metodologji e re e zgjerimit do të ndikojë dhe në përmirësimin e reformave në vend.

'Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit në BE është një lajm i mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndërsa drejton anëtarësimin në BE përpara, ai gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë shpërndarjen e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë' shkruan Soreca në twitter.

Metodologjia e re e zgjerimit do të fokusohet në katër shtylla kryesore: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Fokusi është te forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, e cila u kërkua nga presidenti francez Macron, përcaktohet se nëse një vend bën progres kjo do të çojë në përshpejtimin e integrimit dhe rritjen e fondeve dhe investimeve për të fushë të caktuar. Por nëse vihet re regres në ecjen me reformat dhe pritshmërinë, atëherë procesi i integrimit mund të lihet në pritje dhe të pezullohet. Gjithashtu kapitujt mund të rihapen edhe pse janë plotësuar nëse vendet kanë regres.

 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?