Brenda 'perandorisë' së kokainës të vëllezërve shqiptarë në Londër, fshihej pas një berberhaneje! Jeta e luksit dhe biznesi i drogës

26 Nëntor 2023, 19:09| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 19:46

  • Share

Një bandë trafikantësh droge që kryesohej nga dy vëllezër shqiptarë është dënuar në total me më shumë se 70 vite burg në Angli. Grupi i krimit të organizuar që udhëhiqej nga vëllezërit Edmond dhe Eduard Haziri. 

Gjithçka ndodhte në një berberhane që nga jashtë dukej si e rrënuar. Në pamje të parë dukej sikur ofronte prerje flokësh mirëpo pas saj fshihej një kazino, ku tregtarët e drogës dhe kriminelët hidhnin dhjetëra mijëra paund, ndërsa shërbeheshin nga kamariere të bukura. Hyrja e paligjshme u zbulua nga policët që gozhduan dy vëllezërit shqiptarë që shpërndanin kokainë nga Londra Juglindore në Midlands.

Dyshja fitonin deri në 4,000 £ në ditë me një rrjet shpërndarësish rumunë që furnizonin me drogë Derbyshire, Leicestershire dhe Staffordshire. Droga u dërgohej deri në 145 përdoruesve çdo ditë, shpesh e palosur në biletat e lotarisë. “The Sun” ka treguar sesi policët rrëzuan perandorinë kriminale të Edmond dhe Eduard Hazirit, duke vëzhguar rreth 1.2 milionë mesazhe WhatsApp.

Vëllezërit bënin një jetë luksoze, duke drejtuar makina luksoze, ora Rolex dhe veshur rroba nga stilistë nga Balenciaga, Alexander McQueen, Louis Vuitton dhe Moncler. Ata u blenë grave të tyre këpucë Christian Louboutin dhe Valentino, ndërsa fëmijët e tyre ishin gjithashtu të veshur nga stilistë. Edmondi, 36 vjeç, zotëronte një zinxhir ari të ndritshëm të veshur me diamante me vlerë 30 karat.

Ai dhe Eduardi, 34 vjeç, kontaktuan kushëririn e tyre shqiptar Gazmend Hoxha, 47 vjeç, dhe një shok të vjetër të shkollës, Alban Krasniqi, 34 vjeç, për të vepruar si ndërmjetës.

Kur policët bastisën banesën e Krasniqit në Londrën e Jugut, në mars 2022, ishte ngjitur në mur një poster i Tony Montana të Al Pacino-s, nga filmi i gangsterëve të vitit 1983, Scarface. Një qen i policisë gjeti iPhone-in në kopshtin e një fqinji pasi Krasniqi e hodhi nga dritarja. Policia ishte në gjendje të zbërthente celularin që i dha shumë material.

Oficerët e dinin se vëllezërit ishin të fuqishëm në tregun e drogës, por nuk e dinin se ata po drejtonin gjithashtu një kazino të paligjshme.

 “Për dikë që kalonte nuk do ta dite kurrë se çfarë po ndodhte brenda. Foleja e pokerit në bodrum menaxhohej dhe operohej nga Edmondi. Ishte një strukturë e avancuar dhe e shtrenjtë”, tha oficeri që kryesoi operacionin.

“Nga dera e përparme nuk duket asgjë, por më pas bashkëpunëtorët  zbritën në kazino."

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • B.hazz: 27/11/2023 09:09

    Gabim djema! jeta esh pak me e gjate nga ce keni menduar. Mir bet qe punuat por te dini te fshehni pa perfunduar ne kete situate!

    Përgjigju
  • Emi: 26/11/2023 23:05

    Jete luksi dhe pa pagu taksa nermale se do bish ne sy. Budallaje

    Përgjigju
  • GGG: 26/11/2023 21:24

    Hapnu b*thesh tani

    Përgjigju
  • Keli: 26/11/2023 20:21

    Mos ia ndani shqipe, vetem droge e krim dhe beni patriotin se e nderuat imazhin e ketij vendi. Mos mendoni per pune por vetem pasurim te shpejte dhe lluks me ceo cmim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?