Britani/ Banda shqiptare dënohet me më shumë se 70 vite burg, operacioni i arrestimit

18 Nëntor 2023, 09:26| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 19:25

  • Share

Një bandë që merrej me kultivimin dhe shitjen e lëndës narkotike kanabis, me në krye dy vëllezër shqiptar, është dënuar në tërësi me 70 vite burg nga drejtësia britanike.

Bëhet fjalë për një bandë prej 10 personash, ku 6 prej tyre janë shqiptarë.

OCG, e udhëhequr nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri, kryente veprimtarinë e tyre kriminale në South Derbyshire, North-west Leicestershire dhe East Staffordshire, ku sipas hetimeve ka shitur drogë të “klasit A”.

Autoritetet sqarojnë se në kuadër të një operacioni “Eddie line”, një i afërm i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, do të udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester, për të marrë drogën dhe për të fshehur të ardhurat nga shitjet, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.

Këta tregtarë shisnin drogën, shpesh të mbështjellë me bileta llotarie, 145 klientëve në ditë, duke gjeneruar qindra mijëra paund gjatë një viti.

Por OCG u neutralizua nga autoritetet britanike në marsin e vitit të kaluar, kur një ekip i udhëhequr nga detektivët e Derbyshire kreu aksione blic në të gjithë zonën , duke arrestuar vëllezërit Haziri dhe rrethin e tyre të ngushtë.

Anëtarët e bandës u dënuan nga Gjykata Derby Crown përkatësisht me:

Edmond Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me 15 vjet burg.

Eduard Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.

Gazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester – i dënuar me 11 vjet burg.

Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër – i dënuar me nëntë vjet burg.

Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton - i burgosur për tetë vjet e tre muaj.

Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton - burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.

Kristi Prifti, 23 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me katër vjet burg.

Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville - burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Razvan Manoliu, 27 vjeç, nga Village Meës, Burton-upon-Trent – ​​burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse – do të dënohet muajin e ardhshëm.

Ora 19:06
Si në filma/ Shikoni operacionin e arrestimit të anëtarëve të bandës së drogës në Angli! Drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë

Policia britanike ka dokumentuar dhe me video operacionin e arrestimit të anëtaëve të një bande që merrej me shpërndarjen e kokainës në disa zona të Aglisë duke nxjerrë qindra mijëra paund. 

Banda e cila përbëhej kryesisht nga shqiptare drejtohej nga dy vëllezër shqiptar Edmond dhe Eduard Haziri dhe janë dënuar nga gjykata britanike me 70 vite burg në total.

Policia britanike ka dokumentuar me video momentin e arrestimeve në kuadër të operacionit “Eddiw Line”. 

Në vitit 2021 një i afërm i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, do të udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester, për të marrë drogën dhe për të fshehur të ardhurat nga shitjet, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.

Muaj më pas, në marsin e vitit të kaluar, nisi operacioni i arrestimit në Londër.

Dhjetëra oficerë policie morën pjesë në arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e atyre që do të ishin prova për të vërtetuar aktivitetin criminal.

Policia ushtroi kontroll në banesën e Alban Krasniqit, në Blackheath Hill, London. Megjithëse u gjetën telefona, nuk u gjet telefoni me të cilën ai kishte kontakt me Hazirin.

Më pas policia zbuloi se në momentin kur policia kishte shkuar tek dera ai kishte hedhur telefonin nga dritarja e dhomës së së gjumit në oborrin e fqinjit.

Telefoni ishte me kod dhe nuk lejonte që të mund të hapej më pas u arriti ckodimi i telefonit ku mbaheshin kontaktet me porositësit, datat, vendet dhe të tjera.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?