Braktisi seancën, avokati i Berishës humb toruan para gazetarëve: Mos më ndërprisni kur flas! U larguam sepse Gjykata na rrëzoi këto 3 kërkesa

25 Tetor 2023, 16:18| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 18:02

  • Share

 

Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka treguar kërkesat që janë rrëzuar nga GJKKO vendim ky që i ka çuar drejt braktisjes së seancës që është duke u zhvilluar sot. Teksa jep prononcim për mediat, avokati shfaqet i tensionuar, ndërsa refuzon që të pyetet e aq më pak të ndërpritet nga gazetarët. Avokati tha se kërkuan që vendimi i GJKKO për masë sigurie "detyrim paraqitje" për Berishën të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, por kjo kërkesë është rrëzuar. Një tjetër arsye sipas Gjokutajt është se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre lidhur me përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila mori vendimin për të caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për Berishën në lidhje me aferën e Partizanit.

“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë materialin audio të seancës së kaluar që tregon se e kemi bërë këtë kërkesë.
Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë "detyrim paraqitje" për Berishën. Këtë kërkesë e rrëzoi. Në këtë mënyrë ne u larguan. Mos më ndërprisni kur flas unë (u drejtohet gazetarëve).

Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë (i përgjigjet avokati pyetjes së gazetares).

Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata (drejtuar gazetarëve). Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan”, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Partizani’/ Mbrojtja e Berishës braktis gjyqin, GJKKO i vendos avokat shtetëror! Në sulm Shkëlzen Berisha, zëvendësohet Artan Simoni! Vendimi shtyhet për nesër


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?