Pesë persona u plagosën sot në një sulm rus në qytetin Kostyantynivka, në rajonin Donetsk, në jug të Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Vadym Filashkin në Telegram, shkruan Rbc-Ukraine.
“Këtë mëngjes rusët hodhën një bombë ajrore të drejtuar mbi qytet. Pesë persona u plagosën ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.
Tre shtëpi, një makinë dhe një objekt infrastrukture u dëmtuan në sulm”,tha Filashkin.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kina ndihmë ushtarake për Moskën? SHBA po planifikon sanksione të reja! Pekini: Akuzat të pabaza
Xh.K/ReportTv.al