Blindohen kufijtë, SHBA merr nën kontroll pikat kufitare, skaner udhëtarëve 

25 Maj 2018, 07:18| Përditesimi: 25 Maj 2018, 09:52

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të asistojnë autoritetet shqiptare për blindimin e kufijve, duke rritur maksimalisht kontrollin dhe sigurinë, për identifikimin dhe kapjen e çdo personi që ka probleme me ligjin brenda apo jashtë Shqipërisë.

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektmarrëveshje mes Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e sistemit për krahasimin dhe vlerësimin e sigurt të identifikimit personal (PISCES), pikat e kalimit kufitar. Marrëveshja parashikon që SHBA do të instalojnë sistemin e ri për monitorimin e lëvizjes së udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar.

Sistemit PISCES do të instalohet fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në vijim, instalimi i sistemit PISCES do të zgjerohet edhe në aeroporte apo pika të tjera kufitare, të caktuara nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sistemi i ri shton disa elemente sigurie të kontrollit në pikat e kalimit kufitar. Elementi kryesor është ai i të dhënave biometrike të cilat do të identifikojnë edhe raste të vështira për t’u zbuluar nëpërmjet sistemit aktual. Gjithashtu, instalimi i këtij sistemi do të shoqërohet me një rinovim të infrastrukturës, duke pajisur çdo punonjës me kompjuter, lexues dokumentesh, lexues gjurme gishti, kamera për kontrollin e fytyrës.

Këto të dhëna do të krahasohen me regjistrat e Interpolit dhe të FBI-së, duke dhënë një përparësi në zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar në nivel ndërkombëtar. Qeveria e amerikane synon të kontribuojë në përgatitjen e infrastrukturës së ofruar nga qeveria e Shqipërisë, të nevojshme për instalimin dhe operimin e PISCES-it në mënyrë të vazhdueshme.

Sistemi do të shërbejë për përmbushjen e një ndër objektivave të Ministrisë së Brendshme, sigurimin e menaxhimit të integruar të kufijve.

Ministria e Brendshme
Ministria e Brendshme Shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës synojnë të bashkërendojnë rishikime periodike në mënyrë që të inventarizohen dhe të përditësohen mjetet dhe pajisjet kompjuterike të siguruara nga SHBA për sistemin PISCES.

Ministria e Brendshme ka për qëllim të vendosë në punë, të administrojë dhe të mirëmbajë pajisjet e parashikuara për sistemin PISCES, posaçërisht për qëllimet e specifikuara në memorandumin e qëllimit dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale të garantuara si për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen për zbulimin dhe ndalimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Të dyja qeveritë synojnë të bashkërendohen përpara çdo transferimi apo zhvendosjeje të mjeteve dhe pajisjeve kompjuterike të PISCES.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni Tirana: 25/05/2018 14:05

    Ky system PISCES eshte aplikuar ne shume vende te tjera dhe perdoret per kapjen e kriminelave, kalime te paligjshme te kufirit, kunder emigrazionit dhe kalimit me dokumenta fallso. Ne kohe reale raportohen kalimet e personave dhe ata qe duan te kalojne ne vecanti per Amerike ose vende te tjera me dokumenta fallso do ta kene pothuasje te pamundur sepse te dhenat e tyre (shenjat e gishtave, pashaporta dhe fotot do kalohen ne kete system)

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 25/05/2018 10:23

    Keta po mundohen te na "Mesojne" si te jemi shtet por keta faqezi nuk po e lane vendin te ec perpara dhe te kemi dinjitet!!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 25/05/2018 10:04

    Rrofte Anerika rrofte Presidenti Donald Trump Poshte Rusia dhe Putini

    Përgjigju
  • bledi: 25/05/2018 09:10

    o none o none rroft SHBA erdhi 1913 prap

    Përgjigju
  • Petrefi: 25/05/2018 08:59

    Te paret qe duhet te kapen jane Saliu Shkelzeni Luli i vocerr Paloqja Monika dhe pas tyre Aleksander Karpushini i cili drejton te gjitha aktet e dhunshme qe opozita planifikon te kryeje ne protesten e 26 Majit

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/05/2018 08:40

    Shumë mirë, shumë mirë sepse priten kriminel rus dhe serb e te tjer ne ditet në vazhdim që i ka fruar Saliev dhe bashaev...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?