Berisha: Do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta

21 Korrik 2023, 13:31| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:46

  • Share

 

Në konferencën për median Sali Berisha tha se do të bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta të fuqishme në lidhje me atë që e quan afera e inceneratorëve.

“Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite. Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk është hequr dorë, jo.

Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Rrogozhina voton të dielën, Berisha: Veliaj shantazhoi! Rama do të bëjë kurban Niko Peleshin për inceneratorët


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?