Rrogozhina voton të dielën, Berisha: Veliaj shantazhoi! Rama do të bëjë kurban Niko Peleshin për inceneratorët

21 Korrik 2023, 12:23| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 15:47

  • Share

Ndonëse u shfaq shumë rrallë në fushatën e kandidatin e tij për Rrogozhinën, kreu i Rithemelimit Sali Berisha refuzon të pranojë se Shkëlqim Hoxha ka ofruar Pazar për shitjen e garës së 23 korrikut, sikurse tha drejtuesi I fushatës së PS Erion Veliaj.

‘Është mashtrues i turpshëm.’- tha Berisha.

Veliaj-n e akuzon se ka shantazhuar qytetarët e Rrogozhinës.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimet bandidore të Erion Veliajt e shantazhet që po i bën banorëve të Rrogozhinës. Ai për inceneratorët e ka vendin në burg”- u shpreh Berisha.

Duke iu rikthyer tezës se Veliaj e Rama janë koka e inceneratorëve Berisha thotë se pas Arben Ahmetajt, një tjetër ministër do të bëhet kurban i tyre.

‘Këtu Peleshi ka firmosur në një shkresë ku thotë në mungesë dhe me porosi. Për kryeministrin e vendit nuk mund të firmosë kurrë kush pa autorizimin e tij. Dmth autorizimi që i bën kryeministri, e bën atë përgjegjës njëlloj, sikur ka firmosur vetë Se si mendon Rama të shpëtojë, duke bërë kurban Peleshin, kjo nuk mund të ndodhë. Nuk ka drejtësi në botë që mund ta bëjë këtë.’- tha Berisha.

Edhe pse ende nuk ka një datë, edhe në konferencën e kësaj të premteje, Berisha thotë se do të thërrasë protesta për inceneratorët, por ato duken ende të largëta.

Ora 13:31
Berisha: Do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta

 

Në konferencën për median Sali Berisha tha se do të bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta të fuqishme në lidhje me atë që e quan afera e inceneratorëve.

“Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të kësaj merite. Lidhur me inceneratorët, janë absolutisht një problem kryesor, për të cilin do bëjmë gjithçka për të ngritur protesta të fuqishme. Nuk është hequr dorë, jo.

Edi Rama nuk erdhi dje në debat, nuk erdhi dje në parlament. Ajo ishte një fyerje për çdo shqiptar, kështu që unë jo që nuk i përjashtoj, por do bëj gjithçka që ky popull të ngrihet në protesta”, tha Berisha.

Ora 13:16
Nuk janë si më parë, Berisha e Meta nuk përmendin emrin e njëri tjetrit! A do kemi vjeshtë 'të ftohtë' mes dy aleatëve?

Marrëdhëniet mes Sali Berishës Berishës dhe Ilir Metës duket se nuk janë më si më parë.

Si Ilir Meta dje as Sali Berisha sot nuk e përmendën emrin e njëri tjetrit kur u pyeten nga gazetarët në konferencat respekive në selitë e tyre. Duket që ka një ftohje mes tyre.

Pyetjes si do të jetë rruga në shtator për Partinë e Lirisë, me PD-në apo pa PD-në, Ilir Meta iu përgjigj diplomatikisht “me aleatët tanë” po pa përmendur Sali Berishën

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Berisha sot në konferencë për shtyp

Pyetjes së një gazetari nëse në vjeshtë rruga e PL dhe e PD do të jetë e përbashkët apo e ndarë me Ilir Metën? 

Berisha iu përgjigj pa përmendur fare emrin e tij por foli për  “një aleancë e fuqishme”

Pyetjes “Pa apo me Ilir Metën ? Berisha: “Pse do të caktoj unë kryetarin e Partisë së Lirisë. Sigurisht me krytarin”

Ora 12:41
Sali Berisha: Basha peng i Ramës, mund t’i presë kur të dojë fletën e arrestit

 

Sali Berisha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Për të përcjellë mesazhin që kjo nuk do të ndodhë kurrë bëri një paralelizëm duke thënë se do të bënte koalicion me Bashën aq sa do të bënte me Ramën.

Por ndërkohë ftoi dhe demokratët për tu ribashkuar.

"Shpresoj se me grupin tjetër do të gjejmë mirëkuptim të plotë. Ata kanë mbajtur qëndrim të drejtë parimor ndaj primareve. Kurse me pengun e Edi Ramës vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion apo bashkëpunim mund të pranoj pengun e tij. Lul Basha është në një mision si një peng dhe njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6 vjeçar nuk mund të ketë. Është shndërruar në një vegël të verbër të Edi Ramës."

Sali Berisha ndodhet në konferencë me gazetarët në selinë e PD-së

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 21/07/2023 16:11

    Berrisha do ngelet gjithe jeten rrugave si qen endacak se dhe miliardat qe ka vjedhur bashk me familjen e vet nga populli nuk po i mjaftonj funderrines!

    Përgjigju
  • para drejtesise te gjithe te korruptuarit: 21/07/2023 13:33

    kujdes nga keta dy , tani jane me te sostifikuar , dhe komunikojn me code . sa me pare para drjtesise bashke me socialistet e korruptuar

    Përgjigju
  • yyy: 21/07/2023 13:06

    IshalLa shkon ne varr,pa te ngrihet sa te doje lugat ne konference shtypi.

    Përgjigju
  • xxx: 21/07/2023 13:03

    Po pusho nje here more te thafshin krahat.

    Përgjigju
  • xxx: 21/07/2023 12:31

    Ore si nuk i zen bytha vend ketij tipi.Jam i sigurte se edhe ne varr,1 here ne jave do dali nga varri e do mbaje konference shtypi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?