Berisha: Basha shndërroi selinë e PD si shpellë të grupeve terroriste! 8 janari, protestë festive! Zbatojmë vendimin e referendumit

6 Janar 2022, 15:04| Përditesimi: 7 Janar 2022, 08:37

  • Share

 

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka shndërruar selinë blu si shpellë të grupeve terroriste, duke vendosur dyer e blinde të reja. Nga Fieri, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës, teksa tha se më 8 janar do të mbahet një protestë festive e paqësore për zbatimin e vendimit të dala nga referendumi i organizuar prej tij për shkarkimin e Bashës.

"Data 8 është një datë historike, jo vetëm për PD, por për Shqipërinë sepse për herë të parë, vendimi suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive, paqësore, vetë anëtarësia e PD. Sikur të ishte produkt i zyrave të policive sekrete tororiste, sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinde të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë dikur degët e punëve të brendshme të Enver Hoxhës apo siç janë sot shpellat e grupeve terroriste në botë. Në 31 vjetorin e saj përzuri si armike gazetën e fjalës së lirë, Rilindjen Demokratike. Ne kërkojmë që shtëpinë tonë të uzurpuar, të shndërruar në burg, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Fieri: Basha 'fara e keqe' që s'e kuptuam, e ka shndërruar selinë si shpellë terroristësh! Më 8 janar zbatojmë vendimin e referendumit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?