Berisha nga Fieri: Basha 'fara e keqe' që s'e kuptuam, e ka shndërruar selinë si shpellë terroristësh! Më 8 janar zbatojmë vendimin e referendumit

6 Janar 2022, 14:53| Përditesimi: 7 Janar 2022, 08:34

  • Share

“Farë e keqe që u fut në PD dhe e shkatërroi atë”, e cilësoi Sali Berisha kryedemokratin Luzlim Basha, i cili u vu në krye të PD me bekimin e tij. Teksa i përsëriti akuzat e rënda duke thënë se bën gjithçka për të mbajtur karrigen e tij dhe është peng i dosjes për lobimin rus dhe çështjen e Toyota Yaris, Berisha tha se ‘pengkryetari’ duke iu referuar Bashës e ka shndërruar selinë e PD në një shpellë terroristësh.

“Basha ishte një fare e keq e që ne nuk e kuptuam. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi dështuan në marrjen peng të PD dhe në përpjekjet e tyre primitive për të dekurajuar Foltoret dhe Kuvendin e lirisë, tani këta mjeranë, Rama me pengun e tij kërkojnë të arrin peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë tonë. Më lejoni për secilin prej jush për çdo shqiptarë t’u sqarojë , tu garantojë se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa do i falnin Lul bravës 20 karrige dhe 20 brava”, tha Berisha.

Duke u tallur me deklaratat e Bashës para demokratëve që t’i bashkohen se ai është e ardhmja, Berisha tha se Basha është veç humbja dhe që kur erdhi në krye të partisë e shkatërroi atë.

‘Pasi kaloi nga humbja në humbje në 8 vite rresht u thoshte shqiptarëve sot më ndiqni se jam e ardhmja!!! Në fakt ai është vetëm humbja, humbja, humbja’, tha Berisha.

Megjithatë zgjidhjen e gjithë kësaj situate Berisha shikon protestën e 8 janarit, duke e cilësuar si protestë festive e paqësore për zbatimin e vendimit të dala nga referendumi i organizuar prej tij për shkarkimin e Bashës. Këto deklarata Berisha i bëri nga Fieri në 31 vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qark.

Sali Berisha i dha ultimatum Bashës që të lironte zyrën deri më 5 janar në të kundërt do të shkojë në 'shtëpinë e demokratëve', por kryedemokrati i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Ndërkohë më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu 'thirrur për forcimin e PD-së'. Është publikuar edhe slogani i kësaj 'Proteste Kombëtare': 'Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve'. Protesta është planifikuar të nisë në orën 12:00 para selisë së PD.

Ora 15:04
Berisha: Basha shndërroi selinë e PD si shpellë të grupeve terroriste! 8 janari, protestë festive! Zbatojmë vendimin e referendumit

 

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka shndërruar selinë blu si shpellë të grupeve terroriste, duke vendosur dyer e blinde të reja. Nga Fieri, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës, teksa tha se më 8 janar do të mbahet një protestë festive e paqësore për zbatimin e vendimit të dala nga referendumi i organizuar prej tij për shkarkimin e Bashës.

"Data 8 është një datë historike, jo vetëm për PD, por për Shqipërinë sepse për herë të parë, vendimi suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive, paqësore, vetë anëtarësia e PD. Sikur të ishte produkt i zyrave të policive sekrete tororiste, sikur të ishte produkt i grupeve terroriste, ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinde të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë dikur degët e punëve të brendshme të Enver Hoxhës apo siç janë sot shpellat e grupeve terroriste në botë. Në 31 vjetorin e saj përzuri si armike gazetën e fjalës së lirë, Rilindjen Demokratike. Ne kërkojmë që shtëpinë tonë të uzurpuar, të shndërruar në burg, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë", tha Berisha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/01/2022 02:21

    Eshte interesante,por po te zevendesoni emrin e Bashes me te Berishes,ky duket sikur flet per vete.Te gjitha ato cilesi dhe veprime qe ia ka atribuar Bashes,ne fakt i ka te gjitha vete dhe i ka bere vete.Nuk eshte per t'u cuditur qe e perzgjodhi si pasardhes politik ne mes dhjetra fanatikeve me te afert.

    Përgjigju
  • Kerkon mercenarë ne jug !: 06/01/2022 18:24

    Çudi me kryefoltoristin , selia në Tiranë , ai vazhdon foltoret në jug , dje në Vlorë sot në Fier nesër pa tjetër në Republikën e Lazaratit , i duhen MERCENARË dhe nga jugu .

    Përgjigju
  • Turi: 06/01/2022 15:49

    O kurve plak o maskara o plehre ke 32 vjet qe e shkaterrove kete vend akoma nuk je ngopur ? Me vjen keq per ata mjerane qe i shkojne nga mbas ketij krimineli vertet gjynah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?