Bardhi i përgjigjet Ramës për paketën anti-KÇK: Duhet të shndërrohesh në kamikaz për të luftuar kundër vetes

5 Shkurt 2020, 19:59| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 20:03

  • Share

1560774221_bardhi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën anti-KÇK. Bardhi thotë se për të luftuar krimin, Rama duhet të shndërrohet në kamikaz dhe të luftojë kundër vetes. Ai shprehet se në vitin 2010 Rama ankimoi ligjin Anti Mafia në Gjykatës Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e krimit e krimit të organizuar.

"Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, në 2010 ankimoi në Kushtetuese ligjin Anti-mafia. Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes!  

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar. 

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike", shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Kritikat kundër KÇK/ Rama: Po bëjnë avokatin e krimit përballë qeverisë! Janë armiqësuar me të vërtetën


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?