Kritikat kundër KÇK/ Rama: Po bëjnë avokatin e krimit përballë qeverisë! Janë armiqësuar me të vërtetën

5 Shkurt 2020, 18:42| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 19:22

  • Share

TIRANE- Kritikët kundër paketës anti-KÇK në panelet televizive kryeministri Edi Rama i ka quajtur avokatë të krimit, që po përpiqen ta mbrojnë shkeljen e ligjit nga ofensiva e qeverisë. Teksa publikon mesazhin e një qytetari, që thotë se ndihet i tronditur nga shpifjet dhe akuzat ndaj paketës anti-KCK, Rama shton se qeveria është e angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit.

“A janë njerëz këta a ça janë?”,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK!Eh,kanë kaq kohë që shajnë,akuzojnë,shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë.

Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre,të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua,me PS e me çdo fitore elektorale të PS.

Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë!Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Ora 19:59
Bardhi i përgjigjet Ramës për paketën anti-KÇK: Duhet të shndërrohesh në kamikaz për të luftuar kundër vetes

1560774221_bardhi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën anti-KÇK. Bardhi thotë se për të luftuar krimin, Rama duhet të shndërrohet në kamikaz dhe të luftojë kundër vetes. Ai shprehet se në vitin 2010 Rama ankimoi ligjin Anti Mafia në Gjykatës Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e krimit e krimit të organizuar.

"Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, në 2010 ankimoi në Kushtetuese ligjin Anti-mafia. Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me tëitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes!  

Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar. 

Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.

Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike", shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • BARDH ZIU: 06/02/2020 09:37

    O bardho po si ske një pik dinjitet o karpcjer kavaje. Po për kto që thot Edi Rama për të luftuar krimin ju si opozit duhet të jeni të gjith bashk me të dy durat dakort. Kurse ju jeni hedhur në një sulm të pa par e jeni bër bisha. Po pse vall jeni bër këshu ? ? ? Apo po ju djeg toka nën këmb o bardh ziu i kavajës

    Përgjigju
  • Shko bej shutren: 05/02/2020 22:41

    O zgjebs Kavaje

    Përgjigju
  • QORROGLY: 05/02/2020 20:33

    O gazment ziu o debil po ça keni që jeni irrituar me Edi Ramën. Ju në vënd që ta përgëzoni për kto që po bën po i kundërviheni e jeni bër shum nervoz po pse jeni kaq të irituar o gazmend kaushi. Prit se populli po ju njef mir e do ta merni atë që meritoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?