Luiza Gega dhe David Nikolli

Ballkaniada/ Luiza Gega 'lahet në ar', dy medalje në dy ditë! Argjend për David Nikollin

26 Maj, 19:31| Përditesimi: 26 Maj, 19:45

  • Share

TURQI - Luiza Gega sërish kampione Ballkani për femra për të dytën ditë radhazi, këtë herë në garën e 5000 metrave, ndërsa David Nikolli në vend të dytë për meshkuj në garën e 3000 metrave.

Në ditën e dytë të kampionatit të 77-të Ballkanik të atletikës që po mbahet nga datat 25-26 maj në Izmir të Turqisë, atletja Luiza Gega, pasi u shpall kampione Ballkani ditën e parë në garën 3000 metra me pengesa me kohën 9'26.40, sot, në ditë e dytë, fitoi një tjetër medalje ari në garën e 5000 metrave.

Duhet theksuar se nëse në garën e djeshme Luiza përfundoi 20 sekonda më shpejt se vendi i dytë, ndërsa gara e sotme pati një finish të fortë. Konkurrentja direkte e Gegës ishte Yasemin Can, kenianja e natyralizuar si turke, kampione në fuqi e Europës për 10000 metra.

Gara ishte shumë taktike dhe kampionia jonë e bëri diferencën në 400 metrat e fundit, duke e mbyllur garën e 5000 metrave me kohën 15'38.52. Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Parisit si e kualifikuar.

Përpara Olimpiadës, Gega do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Romës në qershor, ku do të tentojë të ruajë titullin kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

Lajmi i dytë i mirë vjen nga atleti shqiptar David Nikolli, i cili e mbylli garën e 3000 metrave me kohën 8'07.37, duke u renditur i dyti pas atletit austriak Sebastian Frey. Në këtë Kampionat Ballkanik, që ballkanik vetëm emrin ka, sepse pjesëmarrja e ekipeve shkon në 21, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin dhe duke përfshirë edhe shtete të tjera si Austria, Izraeli, Qipro, Gjeorgjia, etj., ekipi shqiptar u përfaqësua me 8 atletë, 2 trajnerë dhe 1 fizioterapist.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • foni: 27/05/2024 02:19

    bravo,,luiza...

    Përgjigju
  • Frosino korce: 26/05/2024 22:48

    Bravo Luize n’a knaqe, po dhe Dhavidi bukur . Te vernir qe po u japin atletikes shqiptare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?