Luiza Gega në pod

Luiza Gega dominon Ballkanin, medalje ari për atleten shqiptare

25 Maj, 20:36| Përditesimi: 25 Maj, 20:40

  • Share

Izmir, Turqi - Luiza Gega, atletja shqiptare ka fituar medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa për Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Turqi. Me kohën 9:26:40, Gega dominoi garën me një diferencë prej 20 sekondash nga ndjekësja më e afërt.

Tanimë Gega do kërkojë të sigurojë edhe medaljen e artë në disiplinën e 5 mijë metrave, garë e cila zhvillohet të dielën. Edhe njëherë sportistja kampione shqiptare nderon flamurin kuqezi jashtë kufijve, me objektivin e qartë për të synuar një medlaje në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, që zhvillohen këtë verë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?