Moment nga ndeshjet e sotme

GOLAT/ 'Krisma' në Paris, Barcelona mposht 2-3 PSG-në në çerekfinalet e Champions League! Atletico fiton 2-1 ndaj Dortmundit

10 Prill, 22:55| Përditesimi: 10 Prill, 22:56

  • Share

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë dy ndeshjet e mbetura në raundin e parë çerekfinal. Në Madrid, Atletico fitoi 2-1 kundër Dortmundit, teksa në Paris vendasit e PSG-së u mposhtën 2-3 nga Barcelona. Ndeshjet e kthimit për të mësuar dy skuadrat që do kalojnë në gjysmëfinale zhvillohen më 16 prill.

Atletico Madrid 2-1 Dortmund/ Djemtë e Diego Simeones hedhin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt kalimit të fazës çerekfinale, teksa përfituan nga gabimet e gjermanëve për të fituar 2-1 në "Metropolitano". De Paul në minutën e katërt dhe Lino në të 32' shënuan për vendasit. Gjermanët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe shkurtuan me Haller në të 81 minutë, gol me peshë ky në ndeshjen e kthimit në "Iduna Park".

PSG 2-3 Barcelona/ Dramë dhe emocione në "Parkun e Princave". Vendasit e Luis Enriques humbën 2-3 ndaj Barcelonës, në duelin me përmbysje dhe ripërmbysje. Raphinha shënoi pas 37 minutave lojë për katalanasit, për ta mbyllur në epërsi pjesën e parë.

Me fillimin e fraksionit të dytë PSG gjeti avantazhin me golat e Dembele dhe Vitinha në minutat 48-të dhe 51. Barcelona më pas u zgjua dhe gjeti barazimin sërish me Raphinhan në të 62 minutë. Braziliani gjeti dy golat e parë në karrierë në Champions League, teksa Christensen i futur dy minuta më parë shënoi golin e tretë për Barçën në të 77 minutë. Kështu, nxënësi Xavi mposhti mësuesin Luis Enrique. Gjithçka për kalimin më tej do vendoset më 16 prill.

Champions League - faza çerekfinale, ndeshjet e para:

E martë, 09 prill 2024

VIDEO/ Arsenal 2-2 Bayern Munich

VIDEO/ Real Madrid 3-3 Manchester City

E mërkurë, 10 prill 2024

VIDEO/ Atletico Madrid 2-1 Dortmund

VIDEO/ PSG 2-3 Barcelona

*Ndeshjet e kthimit luhen më 16 dhe 17 prill 2024

Ora 20:37
FOTO/ Atletico e pret Dortmundin 'me flakë' në Madrid


Atletico Madrid - Dortmund, kjo është sfida çerekfinale e Champions League e cila luhet sot në 21:00. Në kryeqytetin spanjoll, tifozët vendas i kanë ofruar një pritje të ngrohtë skuadrës. Tifozë të shumtë u vendosën jashtë "Metropolitanos" ku nuk munguan flakadanët dhe tymueset. Nuk raportohet për të lënduar, me tifozët që kanë brohoritur për ekipin e tyre.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?