Goli i Rodrygo dhe ndeshja në Londër

Champions League/ Duele 'të çmendura' në çerekfinale, Real Madrid 3-3 Man. City! Arsenali barazon 2-2 me Bayern Munich (GOLAT)

9 Prill, 22:57| Përditesimi: 9 Prill, 23:07

  • Share

Champions League zhvilloi këtë të martë dy nga katër ndeshjet e para çerekfinale. Në këto sfida u shënuan dhjetë gola, me Real Madridin dhe Manchester Cityn që barazuan 3-3 në "Bernabeu". Në Londër, Arsenali dhe Bayern Munich u ndanë 2-2, teksa gjithçka është e hapur për kalimin në gjysmëfinale, me ndeshjet e kthimit që do zhvillohen më 17 prill.

Real Madrid 3-3 Manchester City/ Në "Bernabeu" dueli ishte për ata me zemër të fortë. Pas vetëm dy minutash lojë, Bernardo Silva kaloi "Qytetarët" e Guardiolës në avantazh me një goditje dënimi, që pa Lunin "jashtë loje". Goli i Silvës ishte i dyti më i shpejti i shënuar në "Bernabeu" nga kundërshtarët.

Kur u duk se City siguroi kontrollin e lojës, ishte Camavinga që në të 12 minutë goditi nga jashtë zone dhe një devijim i Dias riktheu baraspeshën. Rezultati 1-1 nuk zgjati shumë, pasi vetëm dy minuta më vonë ishte Rodrygo që shënoi golin e dytë për Real Madrid duke bërë që stadiumi të "ndizej" në festë.

Në fraksionin e dytë ishte City që shënoi dy supergola me Foden në të 66' dhe Gvardiol në minutën e 71, për përmbysjen që u duk se do vinte. Djemtë e Ancelottit panë që t'u përmbysej puna dhe shtynë në sulm, duke barazuar me perlën e Valverdes në të 79 minutë. 3-3 në ndeshjen e parë, me skuadrat që lënë gjithçka të hapur për një biletë në gjysmëfinale më 17 prill.

Arsenal 2-2 Bayern Munich/ Në "Emirates" tifozët panë "festival golash", teksa edhe çerekfinalja e Londrës përfundoi 2-2 dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Ishin "Topçinjtë" që zhbllokuan ndeshjen me Saka pas vetëm 12 minutave lojë, ndërsa bavarezët u përgjigjën me Gnabry në të 18' dhe Kane nga penalltia në minutën e 32. Në pjesën e dytë Trossard shënoi për 2-2 duke bërë që dueli i 17 prillit në "Allianz Arena" të tregojë se kush shkon më tej.

Champions League - faza çerekfinale, ndeshjet e para:

E martë, 09 prill 2024

VIDEO/ Arsenal 2-2 Bayern Munich

VIDEO/ Real Madrid 3-3 Manchester City

E mërkurë, 10 prill 2024

21:00 Atletico Madrid - Dortmund

21:00 PSG - Barcelona

*Ndeshjet e kthimit luhen më 16 dhe 17 prill 2024

Skema

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?