Vrasja e 18 vjeçarit në Tiranë/ Shoqja e Aureljos, tregon si nisi sherri! Firmoset arrestimi për 4 autorët, mes tyre edhe 15-vjeçari që e qëlloi me thikë

2 Prill, 10:43| Përditesimi: 2 Prill, 15:54

  • Share

TIRANË- 15 vjeçari që dyshohet autor i vrasjes së Aureljo Dervishit, u ka tha hetuesve, se nuk kishte konflikt me viktimën, por shoku i tij më i rritur, në makinë me të, e kishte inat sepse ish e dashura, e braktisi, dhe ndërtoi lidhje të re me viktimën.

Me tej, ai thotë, se nuk mban mend mirë si dhe pse sulmoi me thikë, kohën kur palët po përlesheshin fizikisht, por thjesht e nxori atë për tu mbrojtur. 

Dëshmia e të miturit, po verifikohet, ndërsa nesër është masa e sigurisë për katër të arrestuarit, mes tyre edhe më i madhi 20 vjeçar Frensis Shehu, që duket se ishte edhe më i ashpri në konflikt. Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje edhe vajzën e re, që ndodhej në makinë me 18 vjeçarin Dervishi.

Ajo u tha atyre, se sapo ishin nisur për një kafe në dalje Shkozës, kur një makinë iu vu nga pas më shpejtësi. Fillimisht i dashuri i saj, Aureljo nuk donte të ndalonte, por më pas vendosi të sqarohej me 4 djemtë. Ky ka qenë momenti, kur edhe nisi përplasje verbale, me fyerje e sharje banale me njeri tjetrin. Ishte 20 vjeçari ai, që më parë ka pasur lidhje me vajzën, dhe në këtë moment, kërcënonte më shumë, jo vetëm viktimën, por edhe të renë. Pas sherrit verbal, të rinjtë u përplasën fizikisht.

Askush nuk e pa të miturit, e dyshuar, që nxori thikën dhe qëlloi mu në zemër 18 vjeçarin. Ka dyshime, që sulmi të jetë bërë, nga më i rrituri, dhe për ta mbrojtur, krimin mund ta ketë marrë përsipër, 15 vjeçari. Megjithatë, hetuesit po veprojnë në disa drejtime, ndërsa thikë, është dërguar në laborator për ekzaminim.

Aureljo Dervishi u përcoll për në banesën e fundit të hënën, ndërsa mes dhimbjes miq e shokë të tij rrëfyen për Report Tv se ishte djalë punëtor dhe i urtë. 18-vjeçari kishte mbaruar shkollën e mesme dhe ndihmonte të atin elektricist, zanat që po e mësonte edhe vetë.

 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjenti: 02/04/2024 11:28

    U shtua dhe nje hasmeri tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?