Tiranë/ 18 vjeçari u vra për një vajzë! I mituri e goditi me thikë, shoqërohet me 3 të tjerë! Aureljo ishte djalë i vetëm! Dhimbje në 'Rrugën e Luleve'

1 Prill, 09:21| Përditesimi: 1 Prill, 18:20

  • Share

TIRANË-  Pasi përfundoi punët si ndihmës i babait të tij, elektricist, Aureljo Dervishi shkoi të kalonte mbrëmjen me të dashurën dhe shokun e ngushtë. Një orë më vonë, 18-vjeçari u vra mbrëmjen e 31 marsit pranë rrethrrotullimit të Shkozës, në Tiranë.

Shkaqet e krimit, zyrtarisht nuk janë dhënë akoma, por policia shoqëroi për vrasjen, 4 persona, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç. Policia thotë, se njeri nga të miturit është autori i krimit me thikë. Ai ka pranuar në polici se ka pasur thikë me vete.

Ka një version, që Aureljo Dervishi u sulmua nga 4 djemtë që udhëtonin “Volkswagen Tiguan”, njeri prej tyre, ish i dashuri i mëparshëm i vajzës, që mbrëmjen e së dielës ndodhej në makinë.

Fillimisht mes tyre pati përplasje verbale e akuza, deri kur situata doli jashtë kontrollit. Njeri nga 4 agresorët nxori thikën dhe godet direkt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës, në drejtim të Farkës. Ata u kapën këtë mëngjes, 1 prill, në zonë e Farkës. I riu që vetëm pak kohë më parë mbushi 18-vjeç, u përcoll për në banesën e fundit, nga familjarë e miq të tij në Lanabregas, në 'Rrugën e Luleve'.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë", thonë ata.

“Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar” thonë ata.

Aureljo ishte djalë i vetëm i familjes Dervishi, kishte dhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin. Hetuesit po vazhdojnë marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, në dijeni për ngjarjes. 

*Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari Sokol Dema

1711960901_finalprojekt.00202801.Still155.jpg

Viktima Aureljo Dervishi

Ora 18:15
Kjo është makina e 4 rinjve që vranë me thikë 18-vjeçarin në Shkozë

1711988290_kamera.jpg

Shqiptarja.com ka siguruar foton e makinës “Volkswagen Tiguan”, me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë që u përfshinë në sherrin me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi. Ky i fundit u godit nga njëri prej të rinjve që ishte në makinë, dhe dyshohet se ishte i mitur.

Ora 14:04
Zbardhet vrasja e 18-vjeçarit, autor një prej të miturve! Pranon se ka pasur thikë me vete

1711960901_finalprojekt.00202801.Still155.jpg

Njëri prej 3 të miturve rezulton të jetë autor i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Policia tashmë e ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.

Rezulton se Aureljo Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë më vajzën që u bë objekt konflikti që i mori jetën, e cila ndërkohë më herët ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volkswagen Tiguan”.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për gazetarin Sokol Dema se është çështje orësh që të katërve t’u pritet fletë arresti.

Ora 12:42
Miqtë e 18-vjeçarit që u vra me thikë: I qëndronte larg sherrit, punonte me të atin

 

Shokët e miqtë janë mbledhur për të përcjellë në banesën e fundit Aurelio Dervishin, djalin e qetë dhe që bënte shumë për shoqërinë

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë” thonë ata.

Punonte me të atin, bënin punime elektrike

Momenti o fundit kur e kishin takuar ishte gjysmë ore para ngjarjes,

“Aurelion e takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar” thonë ata.

Ora 12:00
U vra me thikë, 18-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit! Miq e familjarë mblidhen në banesë

Në shtëpinë e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi ka pllakosur zia. Ai humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë. 18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. 

18-vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë. Report Tv sjell pamjet nga banesa.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 02/04/2024 09:58

    Tmerr te iki kaq i ri per nje banalitet. duhet te edukojme femijet

    Përgjigju
  • Bledi: 02/04/2024 08:43

    Me keto masakra qe po ndodhin çdo dite, dhe shteti nuk eshte i zoti pwr ti dalur per zot qytetareve, atehere duhet qe te armatosen te gjithe dhe ti dalin zot vetes.

    Përgjigju
  • Zhelal Mëziu: 01/04/2024 22:26

    Kur te vij PD ne pushtet nuk do degjoni ma lajme te tilla. PD asht parti Shtet dhe jo kriminale so PS

    Përgjigju
  • Populli: 01/04/2024 22:04

    Per ate pune nje vajze u be edhe lufta e Trojes

    Përgjigju
  • Agron: 01/04/2024 20:35

    Jane karakteristik keta makinat me te forte qe vijne nga fshatrat ne tirane pasi mbarojne punen si usta bojaxhi etj.dhe te gjith makinat jane tip benz cklas ose audi ,me ngjyre gri me xhama te zi,disqe te zeza , i mbajne te parkuara neper oborret e shtepive dy kateshe qe kane ndertuar ne toke te zaptuar,perdorin dhe kokaine si naco,dhe ecin neper tirane duke u sjelle si te forte duke besdisur njerzit me muziken e noizit e lloj lloj reperi drogaxhi.

    Përgjigju
  • Pena: 01/04/2024 18:07

    Te hiqet fjala "I mituri", te zevendesohet me fjalen " krimineli" , vetem keshtu ligji do te behet ligj dhe Jo maliq!!!

    Përgjigju
  • Kabul hesapi: 01/04/2024 14:51

    Shiko

    Përgjigju
  • Eri: 01/04/2024 13:53

    Po nuk mor masa shteti e hongri drreqi shqiperine shtrengoji masat shtet me ligj e me gjobe edhe shif pstj a mbajn thik me kto cherrat

    Përgjigju
  • Xha Barka: 01/04/2024 13:21

    Na rrofshin gradacelat e Benz-at. Na ka ziki gjithe bota.

    Përgjigju
  • dritan: 01/04/2024 13:18

    Cfar do te thote qe eshte i mitur te mer jeten dhe nuk denohet kur dihet mire qe kjo moshe eshte teper kriminale.Duhet te hapet urgjenetisht burgo per keo mostra te rezimeshme.

    Përgjigju
    • Illo: 01/04/2024 17:20

      Tani, duhet ta marrë të plotë!!!! Per mua maksimal duhet ta marre! Kur ti mban thike me vete, do te thote qe ti je nis per te vrare! Nuk eshte vrasje aksidentale! Duhet ta dine ku do perfundojne kur oevizin me thika!

    • Tani: 01/04/2024 13:45

      Kodi Penal parashikon dhe veprat e kryera nga te mitur, mos mendo qe keta do dalin pa u denuar. I mituri qe ka bere vrasjen, merr gjysmen e denimit qe merr nje person mbi 18 vjeç.

  • Qytetar: 01/04/2024 13:14

    18 vjecar me VW Touareg ... Ketu eshte degjeneruar familja qe ne gjenezë.

    Përgjigju
    • Trump: 01/04/2024 16:02

      Ka te drejte qytetari ketu. Femijeve u mesohet kultura e te fituarit te gjerave me lehtesi. Kur je 18 vjeç, sa ke dale nga shkolla e s'ke punuar kurre dhe te blen babi tuareg, te fluturon mendja dhe fodulleku shkon ne qiell. Ne jemi nje shoqeri qe e ka bere kulture karshillekun duke filluar nga femijet, ne vend te beje kulture modestine, thjeshtesine, solidaritetin. Thjesht t'u thuash keto tre fjale ne Shqiperi njerezeve, dhe ata fillojne e qeshin, aq vulgarë jane bere. Mendoj gjithashtu se duhen nje politike qeveritare kunder kultures se dhunes ne rrjetet sociale dhe ne kulturen muzikore. Ne shkollat 9 vjecare heronjte e sotem jane ca hajvane hajdute tiktok'u qe mbjellin kulturen e thikes dhe vjedhjes.

    • Qytetar: 01/04/2024 14:37

      O Fatmir kupto thelbin lere Touragen 4 5 milion leke ... Ne asnje vend te botes nuk ju lihen makina me ate potence femijve 18 vj ne dore. Uroj qe te kuptosh THELBIN!!!

    • Fatmir: 01/04/2024 13:59

      Qytetar, më vjen keq që e shikon tepër ngushtë problemin. Një VW Touareg ka sot edhe një arixhi. Mund ta gjesh deri në 4 - 5 milion të vjetra. Këtu nuk kemi hapsirë të flasim për familej të degjeneruar që në gjenezë. Nga njoftimet djali punonte me të atin në punime elektrike. Kur bën punë të tilla nuk është luks dhe degjenerim i familjes se paska një VW Touareg. Më mirë do të ishte të kishit thënë mendimin tuaj si zgjidhet ky problem që adoloshentë 16 - 17 vjeçarë rrinë me thikë në brez. Këtu duhet parë përgjegjsia e familjes mendoj unë.

  • Erald: 01/04/2024 12:21

    Sa pak vlen jeta ne Shqiperi.te kalben ne burg qelbesirat.

    Përgjigju
  • Lindi: 01/04/2024 12:10

    Vrasjet per një fjalet goje jane perhapur dhe mes te rinjve. Pse te vrasesh kur gjerat mund te diskutohen mes te rinjve, mes familjeve apo te shkohet ne polici? Mblidhni mendjen, behuni te durueshem se gabimi i castit te rendon tere jeten.

    Përgjigju
  • Lala: 01/04/2024 10:18

    A rini leshi.ene tani vazhdoni vriteni per femra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?