Arrestimet në kuadër të ‘Tempullit’ dhe ‘Sundimit të Ligjit’, Balla: Lufta kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme

20 Shkurt, 15:59| Përditesimi: 20 Shkurt, 16:04

  • Share

1706530702_balla.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimet e ditës së sotme në Tropojë për armëmbajtje pa leje dhe në Durrës për shitjen e lëndëve narkotike.

Balla shkruan se operacionet kombëtare 'Tempulli 2' dhe 'Sundimi i Ligjit', vijojnë dhe se lufta kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në 24 orët e fundit.

“Policia e Shtetit po vijon zbatimin e Operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kundër armë-mbajtjes pa leje dhe kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në disa qarqe gjatë 24 orëve të fundit. Janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak, janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme. Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale”- shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Me armë zjarri e drogë në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?