VIDEO/ Me armë zjarri e drogë në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë

20 Shkurt, 09:40| Përditesimi: 20 Shkurt, 16:04

  • Share

Rrustem Mulosmani, 29-vjeç është arrestuar nga policia në Tropojë pasi në banesë dhe në makinë i janë gjetur armë dhe lëndë narkotike kanabis.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionin ‘Dubrava’. Policia ndaloi për kontroll 29-vjeçari banues në fshatin Bujan, dhe në makinë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.  

Më pas gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.     

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ora 15:59
Arrestimet në kuadër të ‘Tempullit’ dhe ‘Sundimit të Ligjit’, Balla: Lufta kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme

1706530702_balla.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për arrestimet e ditës së sotme në Tropojë për armëmbajtje pa leje dhe në Durrës për shitjen e lëndëve narkotike.

Balla shkruan se operacionet kombëtare 'Tempulli 2' dhe 'Sundimi i Ligjit', vijojnë dhe se lufta kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në 24 orët e fundit.

“Policia e Shtetit po vijon zbatimin e Operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kundër armë-mbajtjes pa leje dhe kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në disa qarqe gjatë 24 orëve të fundit. Janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak, janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme. Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale”- shkruan Balla.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?