Besniku i Angela Merkel është udhëheqësi i ri i CDU

16 Janar 2021, 12:00| Përditesimi: 16 Janar 2021, 19:23

  • Share

Pas një gare maratonë për udhëheqjen e CDU-së partisë gjermane në pushtet, Armin Laschet, rezultoi fitues. 59-vjeçari Armin Laschet u zgjodh në një balotazh kundër konservatorit Friedrich Merz me 521 vota pro dhe 466.  Midis tre kandidatëve, Laschet, i cili që nga viti 2017 ka qenë kryeministri i shtetit më të populluar të Gjermanisë Nordrhein-Westfalia, beson dhe qëndron në një vazhdim të kursit të Angela Merkel.

Në fjalën e tij të fitores, Laschet u zotua të bënte gjithçka që partia të fitonte në zgjedhjet e ardhshme rajonale dhe të mbante pozicionin e Kancelarit.

Në fjalimin e tij përpara votimit të së Shtunës, Laschet theksoi përsëri rëndësinë e të qenit të unifikuar, pasi sipas tij CDU nuk ka nevojë për një CEO për ta drejtuar atë, por për një kapiten ekipi që do të udhëheqë  atë dhe do ta mbajë partinë së bashku. Ai këmbëngul në kohezionin shoqëror dhe ekonominë sociale të tregut.

Më 2018, Merkel njoftoi se do të tërhiqej nga posti i kryetares së CDU-së, teksa kjo parti nisi të humbë besimin dhe u sfidua lidhur me pozicionin ndaj ekstremit të djathtë, që është në rritje.

Ajo u zëvendësua nga kandidatja e saj e preferuar Annegret Kramp-Karrenbauer. Por, Kramp-Karrenbeuer dha dorëheqje në shkurtin e kaluar, për shkak të një skandali lidhur me menaxhimin e zgjedhjeve rajonale.

Që atëherë, CDU-ja ishte detyruar që të anulojë dy takime për të zgjedhur liderin e ri, për shkak të krizës me pandeminë e koronavirusit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?