Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Basha mesazh urimi kreut të ri të CDU, Armin Laschet: Do bashkëpunojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

16 Janar 2021, 19:06| Përditesimi: 16 Janar 2021, 19:23

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Armin Laschet për zgjedhjen e tij në krye të CDU-së, partisë simotra të PD-së.

Basha thekson se PD do të bashkëpunojë me CDU-në për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

" I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan Basha.

CDU ka zgjedhur atë që do të jetë pasuesi në parti i Angela Merkelit, por jo detyrimisht edhe në postin e kancelarit të ardhshëm gjerman. Ai është Armin Laschet, guvernatori i Vestfalisë, i cili ka mundur rivalin e tij në parti, Friederich Merz, duke marrë 521 vota kundër 466. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 16/01/2021 21:26

    Lum si ne per Lulushin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?