Presidenti Ilir Meta

Aplikimi i Kosovës në KiE, Meta thirrje institucioneve shqiptare: Bëni cdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses

13 Maj 2022, 11:49| Përditesimi: 13 Maj 2022, 11:53

  • Share

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer aplikimin e Kosovës për anëtarësimin e Këshillit të Europës, nga një mundësi historike në historike.

Sipas tij Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.

Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë.”, tha Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, në Strasburg të Francës.


Lajmi kryesor:

Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Meta thirrje institucioneve shqiptare: Të ndihmojmë


J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?