Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj
Kosova & Rajoni

Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Europës, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Meta thirrje institucioneve shqiptare: Të ndihmojmë

13 Maj, 11:50| Përditesimi: 13 Maj, 20:51

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme vetëm një ditë pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europes, organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Takimi, i thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pritet të nisë nga ora 11:00 dhe janë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë së Serbisë dhe në rend të ditës do të jetë çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europes.

Kosova bëri me dije gjatë ditës së djeshme se kishte aplikuar për të qënë anëtare e Këshillit dhe menjeherë pas kësaj erdhi dhe reagimi nga ana e Serbisë ku presidenti Vuçiç deklaroi se ky është një provokim ndaj Serbisë duke shtuar se kjo është një lojë që e udhëheqin vendet kryesore perëndimore dhe se Serbia është një vend i vogël liridashës, që ruan sovranitetin e saj dhe të drejtën për të vendosur.

Donika Gërvalla, ministrka e Jashtme e Kosovës tha pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim se Prishtina zyrtare po hap një kapitull të ri ndërsa kryeministri, Albin Kurti u shpreh se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

"Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medias çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit, prioritet", ka deklaruar Kurti.

Ora 22:40
Ambasada franceze në Prishtinë mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Ambasada e Francës në Kosovë e ka mbështetur vendimin e Kosovës për aplikim në Këshillin e Evropës.

Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada franceze ka thënë se vendimi për aplikim në KiE i takon Kosovës si shtet sovran, duke thënë se e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e KiE-së.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ora 17:21
Ambasadori i Francës në Serbi kundër anëtarësimit të Kosovës në KE: S’i mbështesim lëvizjet e njëanshme

Për ambasadorin e Francës në Serbi, Pierre Cochard, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm, të cilën shteti i Francës nuk e mbështet.

Sipas tij prioritet në këtë rast duhet të jetë dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe se bisedimeve duhet të jepet një dinamik të re.

“Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.

Cochard më tej ka nënvizuar faktin se Kosova nuk e ka mbështetjen e Francës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pasi sipas tij lëvizjet e njëanshme mund të çojnë në përshkallëzim të situatës në terren.

“Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, ka shtuar ai.

Ora 14:02
Ministri i Jashtëm serb: Beogradi do të punojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë do të vazhdojnë të punojnë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Si ministër i Punëve të Jashtme, sot ia dorëzova presidentit (Aleksandar) Vuçiq notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare e autorizoi Vuçiqin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë, sapo ta gjykojë që është e nevojshme”, tha Selakoviq.

Selakoviq nuk bëri të ditur se për cilat shtete bëhet fjalë.

"Me këtë veprim, duam t’u japim një shans shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KE) që të mos iniciojnë procedurën e pranimit të të ashtuquajturës Kosovë në KE në
qershor”, tha ai.

Takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbajtur të premten në Beograd një ditë pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Autoritetet e Kosovës konfirmuan të enjten se kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në këtë organizatë, e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Ora 11:49
Aplikimi i Kosovës në KiE, Meta thirrje institucioneve shqiptare: Bëni cdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer aplikimin e Kosovës për anëtarësimin e Këshillit të Europës, nga një mundësi historike në historike.

Sipas tij Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

“Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.

Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë.”, tha Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, në Strasburg të Francës.

E.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 15/05/2022 12:07

    Beogradit iu ka iq ma shumé se mamma, syt i ka vetëm tek Tirana….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?