Emiliano Shullazi ankimoi vendimin për regjimin '41 Bis', Kushtetuesja: Izolimi qëndron, por iu shkelën të drejtat gjatë procesit gjyqësor në Apel

18 Mars 2022, 10:07| Përditesimi: 18 Mars 2022, 10:45

  • Share

Izolimi i Emiliano Shullazit në regjimin '41 Bis' është i vlefshëm dhe qëndron, por procesi i zhvilluar ndaj tij në Apelin e GJKKO i janë shkelur të drejtat themelore Kushtetuese. Ky ishte arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimin e Shullazit për vendimin për qëndrimin e tij në qelitë e izolimit.

Sipas Kushtetueses "Shullazit iu shkelën të drejtat për proces të rregullt ligjor në Apel" që lidhet me mos-shqyrtimin e akteve sekrete mbi bazën e të cilave Ministria e Drejtësisë vendosi ta çojë atë në regjim posaçëm të izolimit, dhe për shqyrtimin e tyre gjykata refuzoi ta bënte duke argumentuar se  kjo është sekret.

Duhet theksuar se vendimi i Kushtetuese nuk ka asnjë pasojë, ndërsa Shullazi do të vijojë të qëndrojë në regjimin e posaçëm '41 Bis'.

Prej shtatorit të kaluar Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit "41 bis". Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese vjen pasi Apeli i GJKKO rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë. Prej 1 gusht 2021 Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë në qelitë e izolimit. 

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Emiljano Shullazit vijon të jetë në hetim nga SPAK  për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”  të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.

(Kliko këtu për lexuar vendimin e plotë)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?