Përfundon sërish në spital Emiljano Shullazi, nën masa të rrepta sigurie dërgohet në QSUT

18 Mars 2022, 08:35| Përditesimi: 18 Mars 2022, 08:48

  • Share

Emiljano Shullazi, një prej emrave më të njohur të krimi në vend, është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në spital. Shullazi, e cili aktualisht mbahet nën regjimin “41 bis”, ka shfaqur probleme shëndetësore. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka organizuar lëvizjen e të dënuarit Emiliano Shullazi, nga burgu 313 drejt QSUT, për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Kujtojmë se Emiliano Shullazi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit "41 bis". Ankimimi i Shullazit në Kushtetuese erdhi pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga ky regjim i sigurisë së rreptë.

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla ishin të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Kujtojmë se hetimet për vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut kanë përfunduar në SPAK, ndërsa grupi i Emiljano Shullazit është dërguar më 15 shkurt për gjykim. Mes të pandehurve për të cilët SPAK i kërkon gjykatës të dënohet është edhe Luftar Reçi, i njohur si bashkëpunëtori drejtësisë i cili me rrëfimet e tij ka zbardhur disa krimet të bëra nga grupi kriminal.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?