Angli: Përballë mungesës së furnizimeve, çmimet e ushqimeve do rriten edhe më shumë

8 Prill 2022, 10:29| Përditesimi: 8 Prill 2022, 10:33

  • Share

Shefja e re e “Co-op”, koperativës konsumatore britanike, një sipërmarrje e shitjes me pakicë e shumicë të ushqimeve në Mbretërinë e Bashkuar njofton se çmimi i ushqimeve do të rriten, pasi do ketë edhe mungesë të furnizimit me disa artikuj, shkruan Reuters.

Shirine Khoury-Haq ka paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit vazhdon të jetë një sfidë e madhe mes mungesës së brokolit, marules dhe vajit të lulediellit në raftet e shitësit me pakicë.

“Ana e ofertës së gjërave është ende një sfidë e madhe globalisht. Për shembull, përmbytjet në Spanjë kanë ndikuar tek perimet jeshile si brokoli dhe marulet. Në mënyrë të ngjashme, situata në Ukrainë ka ndikuar në mungesën e vajit të lulediellit, kështu që ne e kuptojmë se gjërat ende po ndryshojnë gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Ajo shtoi se rritja e çmimeve është e detyruar pasi kostot më të larta të furnizimit shtojnë një sërë presionesh inflacioniste.

Zonja Khoury-Haq tha se biznesi duhet të përgatitet për “paqëndrueshmëri të mëtejshme” dhe të jetë i pozicionuar mirë për të reaguar ndaj çështjeve të mëtejshme të furnizimit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin e Bujqësinë (FAO): Çmimet botërore të ushqimeve nuk kanë qenë kurrë kaq të larta


M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?