Anarkistët nuk ndalen kërkojnë lirinë e Alfredo Cospitos, sulmojnë me koktej molotov policinë në Romë, Qeveria italiane: Shteti s’pajtohet me kërcënime

29 Janar 2023, 19:05| Përditesimi: 29 Janar 2023, 19:26

  • Share

ITALI- Një koktejl molotovi është hedhur mbrëmjen e së shtunës kundër policisë së Prenestinos në Romë.

Bastisja sipas të dhënave paraprake, lidhet me protestat e anarkistëve kundër masës 41 bis ndaj Alfredo Cospitos.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë, pas përshkallëzimit të dhunës ku është shprehur se

“Sulmet e kryera kundër diplomacisë sonë në Athinë, Barcelonë dhe Berlin, si dhe atë të Torinos, dhuna në rrugë në Romë dhe Trento, plumbat drejt drejtorit i Tirreno -s dhe Prokurorit të Përgjithshëm Francesco Saluzzo , kokteji Molotov kundër një komisariati. Ta dini që veprime të tilla nuk do të frikësojnë institucionet . Aq më pak nëse qëllimi është lirimi i regjimit më të ashpër të burgjeve për ata që janë përgjegjës për aktet terroriste, shteti nuk pajtohet me ata që kërcënojnë ”.- thuhet një njoftim.

Të shtunën në mbrëmje, në Romë, pas një demonstrate në Trastevere për të mbështetur kauzën e Alfredo Cospito - për mbi njëqind ditë në grevë urie për të protestuar kundër regjimit 41bis - pati momente tensioni midis policisë dhe demonstruesve, tension që kulmoi në akte vandalizmi në rrugicat e lagjes. Të premten më 27 janar, dy sulme goditën dy zyra diplomatike italiane në Berlin dhe në Barcelonë . Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme italiane thuhet se persona të paidentifikuar thyen dritaren e ndërtesës ku ndodhet konsullata e përgjithshme në Barcelonë, duke lyer një mur në hyrje të ndërtesës dhe se në Berlin i dogjën makinën me targa diplomatike një zyrtari diplomatik në shërbim në ambasadën italiane.

Kush është Alfredo Cospito: 

Alfredo Cospito, është anarkisti 55 vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për një sulm të ndodhur në vitin 2006 në shkollën e Karabinierëve të Fossanos. Për arrestimin e Cospitos janë dërguar edhe më parë paralajmërime në zyrat e Europolit në Bergamo ku u dërgua një bombë në shenjë paralajmërimi.

“Liri e menjëhershme për anarkistin Alfredo Cospito”, “jo më të burgosur”, ishin disa prej shkrimeve që dërgoheshin në kërcënimet që bëheshin për lirimin e anarkistit të arrestuar.

Sipas një raporti nga ‘Carabinieri del Ros’, ndër pikat e referimit të Cospito janë anarkistët rusë, të cilët, me akte terrorizmi, vrasje dhe sulme kundër shtetit u kanë transmetuar forcë, këmbëngulje, koherencë mbështetësve të tyre. Sipas hetuesve, Cospito, një figurë udhëheqëse në federatën informale anarkiste, ishte frymëzuesi i grupit romak të anarkistëve, autor i një libri të botuar në Romë, "Anarkistët e Bialystok 1903-1908", i akuzuar se shpërtheu një bombë të vendosur përballë një kazerme armësh në kryeqytet në lagjen San Giovanni.

Në vitin 2016, policia e Digos e Torinos urdhëruan arrestimin dhe të pesë personave të tjerë, përfshirë partneren e tij Anna Beniamino. Ndaj tij qrëndojnë akuza shumë të rënda.  Mes tyre përfshihet shpërthimi në Parkun Dukal të Parmës më 24 tetor 2005, dërgimi, më 2 nëntor 2005, i një pakoje shpërthyese kryetarit të atëhershëm të Bolonjës Sergio Cofferati, një bombë e dërguar në vitin 2006 në redaksinë e ‘CronacaQui’ në Torino, e cili shpërtheu dhe plagosi në sy redaktorin e gazetës Beppe Fossati. 

Grupi i Cospetos ishte gjithashtu përgjegjës për shpërthimin e dy bombave të vendosura në dhjetor 2003 pranë shtëpisë së Romano Prodit në Bolonjë. Ky hetim përfshin edhe sulmin në shkollën e Karabinierëve në Fossano. Fakte për të cilat Cospito u dënua me 20 vjet edhe pse Kasacioni vendosi një apel të ri për të ricaktuar dënimin (edhe për Beniaminon, 16 vjet e 6 muaj) duke pasur parasysh se nuk është kryer krimi i masakrës së përbashkët, por ai i masakrës politike. Gjë që parashikon edhe burgim të përjetshëm.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?