Anarklisti, Alfredo Cospito

Sulmohen zyrat diplomatike italiane në Barcelonë dhe Berlin, anarkistët kërkojnë lirimin e Alfredo Cospitos

29 Janar 2023, 07:38| Përditesimi: 29 Janar 2023, 07:49

  • Share

Të premten më 27 janar, dy sulme goditën dy zyra diplomatike italiane në Berlin dhe në Barcelonë . Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme italiane thuhet se persona të paidentifikuar thyen dritaren e ndërtesës ku ndodhet konsullata e përgjithshme në Barcelonë, duke lyer një mur në hyrje të ndërtesës dhe se në Berlin i dogjën makinën me targa diplomatike një zyrtari diplomatik në shërbim në ambasadën italiane. Pista e ndjekur - si në rastin e sulmit ndaj Susanna Schlein , këshilltare e parë e ambasadës italiane në Greqi është ajo e protestave të anarkistëve për burgosjen e Alfredo Cospito. 

Por kush është Cospito dhe për çfarë akuzohet?

Alfredo Cospito, është anarkisti 55 vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për një sulm të ndodhur në vitin 2006 në shkollën e Karabinierëve të Fossanos. Për arrestimin e Cospitos janë dërguar edhe më parë paralajmërime në zyrat e Europolit në Bergamo ku u dërgua një bombë në shenjë paralajmërimi.

“Liri e menjëhershme për anarkistin Alfredo Cospito”, “jo më të burgosur”, ishin disa prej shkrimeve që dërgoheshin në kërcënimet që bëheshin për lirimin e anarkistit të arrestuar.

Sipas një raporti nga ‘Carabinieri del Ros’, ndër pikat e referimit të Cospito janë anarkistët rusë, të cilët, me akte terrorizmi, vrasje dhe sulme kundër shtetit u kanë transmetuar forcë, këmbëngulje, koherencë mbështetësve të tyre. Sipas hetuesve, Cospito, një figurë udhëheqëse në federatën informale anarkiste, ishte frymëzuesi i grupit romak të anarkistëve, autor i një libri të botuar në Romë, "Anarkistët e Bialystok 1903-1908", i akuzuar se shpërtheu një bombë të vendosur përballë një kazerme armësh në kryeqytet në lagjen San Giovanni.

Në vitin 2016, policia e Digos e Torinos urdhëruan arrestimin dhe të pesë personave të tjerë, përfshirë partneren e tij Anna Beniamino. Ndaj tij qrëndojnë akuza shumë të rënda.  Mes tyre përfshihet shpërthimi në Parkun Dukal të Parmës më 24 tetor 2005, dërgimi, më 2 nëntor 2005, i një pakoje shpërthyese kryetarit të atëhershëm të Bolonjës Sergio Cofferati, një bombë e dërguar në vitin 2006 në redaksinë e ‘CronacaQui’ në Torino, e cili shpërtheu dhe plagosi në sy redaktorin e gazetës Beppe Fossati. 

Grupi i Cospetos ishte gjithashtu përgjegjës për shpërthimin e dy bombave të vendosura në dhjetor 2003 pranë shtëpisë së Romano Prodit në Bolonjë. Ky hetim përfshin edhe sulmin në shkollën e Karabinierëve në Fossano. Fakte për të cilat Cospito u dënua me 20 vjet edhe pse Kasacioni vendosi një apel të ri për të ricaktuar dënimin (edhe për Beniaminon, 16 vjet e 6 muaj) duke pasur parasysh se nuk është kryer krimi i masakrës së përbashkët, por ai i masakrës politike. Gjë që parashikon edhe burgim të përjetshëm.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?