'Anarki' në Kazakistan, dhjetëra persona të vrarë në përleshjet mes protestuesve dhe policisë! Rusia dërgon trupa për të shtypur protestën (FOTO+VIDEO)

6 Janar 2022, 08:47| Përditesimi: 6 Janar 2022, 21:28

  • Share

Rusia ka dërguar trupa në Kazakistan ditën e sotme për të shtypur protestën mbarëkombëtare pas përhapjes së dhunës vdekjeprurëse në të gjithë ish-shtetin sovjetik.

Parashutistët rusë kanë mbërritur në Kazakistan si pjesë e një misioni "paqeruajtës" nga një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Moska për të ndihmuar presidentin të rimarrë kontrollin e vendit.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, kërkoi ndërhyrjen nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO),një aleancë e përbërë nga Rusia , Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani.

Nuk është e qartë se sa trupa do të dërgojë CSTO ose sa kohë do të qëndrojnë në vend. Deputeti rus Leonid Kalashnikov tha se trupat do të qëndrojnë "për aq kohë sa presidenti i Kazakistanit e konsideron të nevojshme".

Përleshjet e dhunshme vazhdojnë mes protestuesve dhe policisë e ushtrisë në Kazakistan. Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën dhjetëra protestues, ndërsa 13 efektivë policie kanë humbur jetën, dy prej të cilëve iu është prerë koka. Ndërkohë rreth 353 policë kanë mbetur të plagosur dhe 1.000 protestues kanë marrë plagë, ku 400 prej tyre janë dërguar në spitale. Protestat masive kanë çuar në pranga 2.298 protestues.

Në sheshin kryesor të Almaty, qyteti më i madh dhe kryeqyteti financiar i Kazakistanit, qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë. Qeveria dhe dorëheqjen, por nuk u pranua nga Presidenti i vendit. Trazirat filluan me rritjen e çmimit të energjisë, por shpejt u shndërruan në një protestë mbarëkombëtare kundër qeverisë.

Ora 21:20
Trazirat në Kazakistan, Blinken bisedon me ministrin e Jashtëm: Të zgjidhen në mënyrë paqësore

1641500859_1641500803blinken.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar për situatën në Kazakistan me ministrin e Punëve të Jashtme në Kazakistan, Mukhtar Tileuberdin. Blinken ka bërë thirrje që trazirat të zgjidhen në mënyrë paqësore.

“Blinken ritheksoi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe për lirinë e medias dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, tha Departamenti amerikan i Shtetit në një deklaratë.

Bisedën e konfirmoi përmes një postimi në Twitter edhe Blinken.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe zgjidhjen diplomatike të mosmarrëveshjeve”, shkruan Blinken.

Ora 13:54
Rusia ndërhyn në Kazakistan, BE thirrje: Respekto sovranitetin! Të ndalet dhuna

Rusia ka dërguar trupa në Kazakistan për të shtypur protestat mbarëkombëtare, ndërsa ka theksuar se do të konsultohet me qeverinë atje për të intensifikuar 'mbështetjen në një operaciono kundër-terrorist".

“Ne i konsiderojmë ngjarjet e fundit në një vend mik si një përpjekje, të frymëzuar nga jashtë, për të minuar sigurinë dhe integritetin e shtetit me forcë, duke përdorur formacione të armatosura të stërvitura dhe të organizuara”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Ndërkohë BE i bën thirrje Rusisë që të respektojë sovranitetin e Kazakistanit. BE ka kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët dhe vë theksin te dialogu.

“Dhuna duhet të ndalet. Po ashtu bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe zgjidhje paqësore të situatës. BE-ja është e gatshme të mbështesë një dialog në vend”, tha një zëdhënës i BE-së.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?