Amnistia fiskale, Balla: Do dialogojmë me opozitën, ligj që i bën mirë vendit

16 Janar 2023, 11:56| Përditesimi: 16 Janar 2023, 12:59

  • Share

Kreu i grupit Parlementar në Partinë Socialiste Taulant Balla u shpreh se do të diskutojnë me opozitën në lidhje me miratimin e Amnistisë Fiskale. Sipas Ballës kjo gjë i bën mirë vendit.

Kuvendi i ka votat për të votuar në çdo lloj ligji. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë  ekonomisë së vendit. Do të dialogojmë me opozitën për amistinë fiskale siç do dialogojmë për  Avokatin e Popullit. Ka disa afate ligji për amnistinë nga data e depoztimit, e rëndësishme është që është pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar. Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogon negocion imponohet tek mazhoranca për çështjet e  integrimit të BE. Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e parë të plotë të përgatitjes dhe fillimit të bisedimeve për negocimin e marrëveshjes na duhet të kuptojmë që edhe opozita ka rolin e vet të rëndësishëm. Duhet tu them se janë bërë ndryshime të rëndësishme qoftë në rolin që luan komisionin për Çështje Evropianë, e gjithë filtrimit të legjislacionit që lidhet me çdo politikë të BE-së.’- u shpreh Balla

Balla po ashtu nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për një Reformë të Thellë.

‘Ku vendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Është e pamundur që procesi i punës të realizohet me 8 komisioni. Është e pamundur të zhvillohet një mbledhje komisioni me 20 anëtarë duhet ët ulim numrin e anëtareve në komisione. Ligji për komisionin parlamentare është i vjetër sa që edhe rregullorja bie ndesh me to.’- u shpreh Balla.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?