AMF pezullon shpërndarjen e dividentit dhe shkurton 50% pagat për drejtuesit e institucionit

10 Prill 2020, 17:31| Përditesimi: 10 Prill 2020, 17:34

  • Share

TIRANE-Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka pezullimin e shpërndarjes së dividendëve nga shoqëritë e sigurimit, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Dividendi është pjesa e fitimeve që një kompani u shpërndan aksionerëve të saj. Ky vendim vjen edhe pas rekomandimeve të Autoritetit Evropian të Sigurimeve për marrjen e masave dhe kujdes të shtuar me qëllim ruajtjen e likuiditetit dhe treguesit e tyre financiarë.

Përveç këtij vendimi AMF po ashtu ka vendosur po ashtu të shkurtojë me 50% pagat mujore për Kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Autoritetit dhe pagave mujore të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Nëndrejtorit Ekzekutiv për një periudhë 3-mujore.

Të dyja vendimet janë aprovuar sot nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të masave të situatës së krijuar nga pandemia globale e COVID-19, ka marrë sot, më 10 prill 2020, disa vendime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?