Foto ilustruese

Gjykata e Lartë nis nga puna! Dhuron gjysmën e pagës së bashku me KLP e KQZ

10 Prill 2020, 15:46| Përditesimi: 10 Prill 2020, 15:50

  • Share

TIRANË- Institucionet e drejtësisë së re dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i janë përgjigjur thirrjes së Kuvendit të Shqipërisë për të kontribuar në fondin e emergjencës për përballimin e situatës COVID-19.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të jap gjysmën e pagës për 9-të anëtarët e saj si dhe 7.8 milion lekë nga fondi i pagave të papërdorura për vitin 2020.

Ndërsa Gjykata e Lartë  ka vendosur të dhurojë gjysmën e pagës për tre muaj për këtë fond nga paga e katër gjyqtarëve në detyrë. I njëjti vendim ka qenë edhe nga Komisioni Qendor i zgjedhjeve i cili për periudhën tre mujore të pandemisë do të dhurojë po ashtu gjysmën e pagës.

Më herët kërkesës së parlamentit i është përgjigjur Prokurori i Përgjithshëm, Banka e Shqipërisë, kontrolli i lartë të shtetit, ndërsa pritet vendimmarrja e Komisionit të Pavarur të kualifikimit SPAK-ut.

Ndërsa KLP ka vendosur të miratojë dorëheqjen e kandidates në SPAK, Anita Jella duke rihapur garën për këtë vend. Një tjetër vendim i rëndësishëm ka qenë edhe krijimi i tre kolegjeve në gjykatën e lartë që pritet të nisin punën për shqyrtimin e 35 mijë dosjeve.

Kolegjet janë të përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi përkatësisht në penal, civil dhe administrativ.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 10/04/2020 17:32

    Duhet te jete ne llogjiken e kryesimit te çeshtjeve sipas seksioneve perkatese, pasi tre gjykojne, por kur eshte penale del kryesues ai i kolegjit penal, ne ato administrative, ai i kolegjit administrativ dhe keshtu edhe per civilin. Pra shortimi duhet te behet per 3 anetare kolegji ne 4 gjyqtare. Na kujton ate skeçin e vjeter te ndarjes se 13 kamjoneve per 7 bataljona.

    Përgjigju
  • Gjykata: 10/04/2020 16:23

    Gazetar, sna the kush jane tre kolegjet kur 4 gjyqtare jane total dhe gjykojne treshe trup gjykues. Ku e ke bere aritmetiken???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?