Takimi i Yuri Kim me Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin

Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin që nuk dogjën mandatet: Tani duhet një rrugë e përbashkët

12 Shkurt 2020, 19:12| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 19:16

  • Share

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin e Yuri Kim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nga grupi demokrat dhe Ralf Gjonin ditën e djeshme. Sipas njoftimit të ambasadës, Kim i ka vlerësuar dy deputetët për qëndrimin në Kuvend dhe faktin që nuk dogjën mandatet. Biseda mes ambasadores dhe dy deputetëve ka qenë e fokusuar te reforma zgjedhore.

"Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj" shkruan ambasada amerikane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?