Ambasadorja amerikane dhe kryetarja e LSI-se

Ambasada e SHBA-së zbulon kërkesën e Yuri Kim për Kryemadhin

12 Shkurt 2020, 16:50| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:40

  • Share

TIRANE-Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka zbardhur takimin e Yuri Kim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi që u zhvillua dje. Dy ishin temat kryesore të bisedës, reforma zgjedhore dhe klima e biznesit. Ambasadorja i kërkoi Kryemadhit ecjen përpara sa më shpejt për miratimin e reformës zgjedhore, ndërsa biseduan edhe për përmirësimin e klimës së biznesit.

"Gjatë bisedës së saj me Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi më 11 shkurt, Ambasadorja Kim u përqendrua në rëndësinë e ecjes përpara me reformat zgjedhore të rekomanduara nga OSBE-ja dhe mirëpriti angazhimin demokratik të LSI-së për të siguruar miratimin e saj sa më shpejt. Ambasadorja dhe Kryemadhi biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të rritur mundësitë ekonomike për shqiptarët" shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ndalur te klima e biznesit, ambasada amerikane në Shqipëri ishte mjaft e ashpër dje pas vendimit të gjyqtarit të Administratives Avni Sejdi që vendosi kundër kompanisë amerikane që ka fituar tenderin dhe lidhi kontratën me TIA për dyqanet në Rinas. Gjyqtari shfuqizoi vendimin e Ministrisë së Financave që i hiqte autorizimin për aktivitetin Duty Free Elona Çaushit duke i lënë kontrollin familjes Gjoni.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ptu...: 12/02/2020 18:16

    Ambadadore e SHBA takon „ ambasadoren“ e krimit e korrupsionit Monik kur....rrace ne te qelbur turp per Ambasadoren

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/02/2020 17:26

    Krijemuta fshatarja

    Përgjigju
    • O tej: 12/02/2020 17:42

      Fshatare po baxhell ja di kimene dafllakut

  • A...Zh: 12/02/2020 17:03

    Ne vrasim mendjen si luftohet korrupssioni! Ja e paska zbuluar Ambasadorja, ja ka treguar Mona! Qe nuk jane qesharak amerikanet, kjo dihet. Po edhe qe po luajne, kjo kuptohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?