Spiropali dhe Kim

Spiropali dhe Balla takim me ambasadoren Yuri Kim, ministrja: Mbështetja e SHBA-së për ‘Drejtësinë e Re’ solli efekte pozitive në Anti- KÇK

12 Shkurt 2020, 15:22| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:26

  • Share

Ministrja Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren Yuri Kim, ku u shpreh se mbështetja e SHBA-së për institucionet e Drejtësisë së Re sollën efekte pozitive në aplikimin e Anti- KÇK-së.

Ajo u shpreh përmes një postimi në profilin e saj personal se rruga përvijuese drejt integrimit në familjen evropiane, ishin piketat që vijëzuan takimin e këndshëm me Ambasadoren Kim.

Gjithashtu edhe Balla ka zhvilluar një takim me Kim, ku është shprehur se SHBA është aleati dhe partneri strategjik.

“Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit”, është shprehur ai.

Sipas tij, realizimi i këtij synimi duhet të jetë një prioritet thelbësor, i dorës së parë në marrëdhëniet  me Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe se numri i bizneseve amerikane, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-amerikan, është ende shumë i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën tërheqëse të Shqipërisë për sipërmarjen amerikane.

Ambasadorja Yuri Kim po zhvillon takime me shumicën e politikanëve në vend, pas marrjes zyrtarisht të detyrës, në fund të muajit janar.

Balla dhe Kim

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?