Foto e shkrepur gjatë takimit

Kronikë

Dy zyrtarë amerikanë takohen me kreun e SHÇBA, Ambasada amerikane: Mbështesim një shërbim të fortë, efektiv dhe të pavarur

10 Gusht 2021, 10:15| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 10:22

  • Share

Ambasada e SHBA në Tiranë ka mbështetur Shërbim e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) për të cilën thotë se është e fortë e pavarur dhe efikase në punën e saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada bën me dije se Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku. Fokusi i këtij takimi ishte për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, shkruan ambasada e SHBA.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?