Akuzat e PD-së për Ervin Bushatin për fshehje pasurie, SPAK nis hetimet

15 Nëntor 2020, 11:51| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 19:43

  • Share

SPAK ka nisur hetimet për deputetin e PS-së, Ervin Bushatin pas akuzave të PD-së për fshehje pasurie. Prokuroria e Posaçme do të hetojë për falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve të deklarimit të pasurisë.

Në përgjigje të saj, SPAK i drejtohet PD-së duke i thënë se nuk mund të japë informacione mbi procesin për shkak të sekretit hetimor, ndërsa për pretendimin e demokratëve për zvarritjen e këtij procesi thotë se ky është një konstatim i njëanshëm.

Në njoftimin e shpërndarë për media nga zyra e Partisë Demokratike thuhet se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK i konfirmoi PD-së kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

Në lidhje me kërkesën e PD, SPAK nënvizon se ka nisur hetime më datë 12 mars 2020.

SPAK thotë se në kushtet që çështja është nën hetim ruajtja e sekretit hetimor është e detyrueshme, shkelja e të cilit është vepër penale, ndaj nuk mund të japin informacion për çështje hetimore.

Sa i përket akuzave të PD për zvarritje të hetimeve SPAK i konsideron si një opinion të njëanshëm.

Ndërkohë që nga ana e saj PD pretendon se procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, ndërsa PD vetë e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.

Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 15/11/2020 15:38

    Pa merak se do mbyllet si Mazniku... Ky eshte spak qe duam

    Përgjigju
  • LSISTI: 15/11/2020 14:49

    Bravo per denoncimin qe i bot Ervint per meshefje te ardhurash!por shihni vilat qe kryetari juaj me ç'fare parash i bleu keto vila? Para se te shihni fytyren e tjetrit shihni fytyren tuaj te ndyre .

    Përgjigju
  • Jim: 15/11/2020 14:12

    Nqse ky ka fshehje pasurie le te hetohet Pse nuk hetohet Basha per pasurine Si e ka vene me cfar me pune Sa ka qene rroga e tij ?

    Përgjigju
  • Kot: 15/11/2020 14:03

    Pse nuk filloni hetim per Balle , tigrin , gazhelin qe pritet te shqyejne doganat nga Kakavija deri ne kapshtice??? Ahhh harrova iku gjoni gomave erdhi gazheli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?