Foto ilustruese

Akuza për fshehje të pasurisë/ PD: Bushati njësoj si Rama e Veliaj! SPAK të mos zvarrisë hetimet

15 Nëntor 2020, 19:40| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 19:44

  • Share

TIRANË- Pasi SPAK ka nisur hetimet për deputetin e PS-së, Ervin Bushati për akuzën e fshehjes së pasurisë, Partia Demokratike i kërkon që të mos zvarritet procesi. Në reagimin e tyre, PD thotë se ky është momenti për SPAK që të mos zhgënjejë qytetarët, por t'u japim mesazhin që drejtësia është e njëjtë për këdo, edhe për zyrtarët e lartë.

"Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj.  Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t'i kthehet qytetarëve", shkruan PD-ja.

SPAK ka nisur hetimet për deputetin e PS-së, Ervin Bushatin pas akuzave të PD-së për fshehje pasurie. Prokuroria e Posaçme do të hetojë për falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve të deklarimit të pasurisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?