Aksionet e Policisë së Kosovës, Sveçla: Armatimi i kapur e bën të qartë edhe për ndërkombëtarët gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut

14 Tetor 2023, 18:20| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 18:21

  • Share

1697297769_municionekosove.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar mbi aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, e cila ka zbuluar një arsenal armësh, municionesh, dhe pajisjesh të tjera ushtarake në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “facebook”, Sveçla thotë se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Armët e gjetura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

“Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, shkruan Sveçla.


Lajmi kryesor:

FOTO/ Aksione në veri të Kosovës, policia gjen armatim gjatë bastisjes në 7 zona! Sveçla: Qartësojnë ndërkombëtarët për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?