Armatimet e gjetura

FOTO/ Aksione në veri të Kosovës, policia gjen armatim gjatë bastisjes në 7 zona! Sveçla: Qartësojnë ndërkombëtarët për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut

14 Tetor 2023, 15:32| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 18:29

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë zona në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Armët e gjetura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

-87 copë eksploziv të tipit TM 1003

-granata hedhës dore (zola)

-1 armë automatike AK-47

-1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

-14 karikatorë

-Municion të kalibrave të ndryshëm

-63 detonatorë elektrik

-23 detonatorë mekanik

-1 orë për aktivizim

-1 granatë dore M79

-3 tuba fitila ndezës

-Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

Ora 18:20
Aksionet e Policisë së Kosovës, Sveçla: Armatimi i kapur e bën të qartë edhe për ndërkombëtarët gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut

1697297769_municionekosove.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar mbi aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, e cila ka zbuluar një arsenal armësh, municionesh, dhe pajisjesh të tjera ushtarake në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “facebook”, Sveçla thotë se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Armët e gjetura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan dhe sipas tij ato e qartësojnë për Kosovën dhe për opinionin ndërkombëtar për gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

“Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, shkruan Sveçla.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 15/10/2023 21:36

    Akoma sfeklla mendon se Europa dhe amerika nuk e ditkan se serbia mendon dhe punon çdo dite per rikthim ne kosove sepse veriun po deshmohet se e ka ne kontrolle, kurse sfeklla me "zgjuarsine" qe ka kete kercenim te serbise e minimizon vetem ne veriun e kosoves,eh sa me fat jemi si komb na quoi zoti shpetimtar me ne krye qenefin e quajtur VV-C dhe pjellen serbosllave me ne krye me mender presednike osmanka dhe hop shpetuam, rimindi brastvo jedinstvo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?