Aksidenti në Këlcyrë, Avokati i Popullit: Kambanë alarmi, të forcohen masat e kontrollit kundër emigrimit të paligjshëm

3 Prill, 10:42| Përditesimi: 3 Prill, 10:48

  • Share

1712042577_Screenshot2.jpg

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhur një ditë më parë në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona, 7 prej të cilëve emigrantë.

Avokati i Popullit thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.

‘Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë.

Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë.’- shkruan Avokati i Popullit.


Lajmi kryesor:

Tragjedia me 8 të vdekur në Këlcyrë, arrestohen 2 trafikantë nga Shkodra! Emigrantët nga Pakistani, identifikohen 3


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?