Tragjedia me 8 të vdekur në Këlcyrë, arrestohen 2 trafikantë nga Shkodra! Emigrantët nga Pakistani, identifikohen 3

3 Prill, 10:29| Përditesimi: 3 Prill, 20:59

  • Share

Një ditë pas aksidentit tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën 7 emigrantë dhe shoferi shqiptar janë arrestuar dy trafikante nga Shkodra.

Me urdhër të Prokurorisë së Gjirokastrës janë vënë në pranga në qytetin e Shkodrës, Agustin Gjeta 24 vjec dhe Ramazan Dekovi 23 vjeç. Dy të rinjtë akuzohen për transportin e paligjshem te emigantëve, veper penale që parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Gjeta që ka qenë dhe me parë i dënuar, i ka vënë në dispozicion makinën e tij, 24 vjeçarit Edison Bregaj, i cili humbi jetën në aksident. 

Po kështu, Dekovi, thonë burimet ishte pjese e rrjetit te trafikimit. Në kërkim është shpallur Stiliano Ndoci 24 vjeç po nga Shkodra, i cili dyshohet se ka rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.

Burimet thanë se 24-vjecari që mbeti viktimë, ka marrë emigrantët në kufirin e gjelbër të pikës kufitare “3 Urat” ne jug dhe ta tentuar t’i transportoje drejt Hanit te Hotit ne veri, kundrejt pagesës 300 euro për person. Rreth orës 02:00 të së martës, makina me Mercedes Benz në pronësi të Gjetës dhe në përdorim të 24-vjecarit Bregaj është pikasur në aksin Këlcyrë-Permet por nuk i ka ndaluar postobllokut të policisë.

Efektivët janë vënë në ndjekje, dhe nga shpejtësia tejet e lartë, deri ne 180 km/h, shoferi ka humbur kontrollin dhe makina ka rënë në shtratin e lumit të Vjosës. 

Nderkaq grupi i kriminologeve dhe specialisteve mjeko-ligjore ka kryer autopësinë dhe janë identifikuar 3 prej 7 emigrantëve që humbën jetën. Për identifikimin e të tjereve po bashëpunohet me interpolin. Burimet për Report TV thanë se të gjitha viktimat janë nga Pakistani dhe mosha e tyre është 28-32 vjeç.

Ora 10:42
Aksidenti në Këlcyrë, Avokati i Popullit: Kambanë alarmi, të forcohen masat e kontrollit kundër emigrimit të paligjshëm

1712042577_Screenshot2.jpg

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhur një ditë më parë në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona, 7 prej të cilëve emigrantë.

Avokati i Popullit thotë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si kambanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimit të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin.

‘Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë 8 viktima.

Emigrimi i jashtëligjshëm është një sfidë mbarëbotërore dhe çështje e ndjeshme për shoqërinë në tërësi, me të cilën po përballemi fort në dekadën e fundit edhe në vendin tonë.

Ka shumë arsye që njerëzit vendosin të emigrojnë, përfshirë shkëputjen nga konfliktet, kërkesën për mundësi të reja punësimi dhe dëshirën për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjes.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin. Adresimi në nivel global i çështjes së migracionit duke trajtuar shkaqet në origjinë, është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

Forcimi i ligjit dhe zbatimin e tij, krijimi i mundësive legjitime për emigracion dhe azil, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të adresuar shkaqet themelore të emigrimit të paligjshëm janë çështjet që duhen adresuar me prioritet.

Është e rëndësishme që politikat dhe ligjet të mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe të sigurojnë që ata të trajtohen me dinjitet dhe respekt. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka hartuar disa raporte dhe ka dhënë rekomandime ku ka adresuar çështje me rëndësi mbi këtë temë.

Kjo ngjarje duhet të na kujtojë për rëndësinë e jetës dhe nevojën për ta ruajtur dhe mbrojtur jetën njerëzore në çdo rrethanë.’- shkruan Avokati i Popullit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çufo: 04/04/2024 08:41

    Kryt nelt kapo se dojn me ba dike kurban R.D

    Përgjigju
  • Nardi: 03/04/2024 13:21

    Mirë që janë arrestuar Shkodranët?po trafikantët të Tri Urat a janë arrestuar? Po policët e kufirit të gjelbër që janë pjesë dhe lidhjet me trafikantët a janë pezulluar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?