A e gjete burrin shqiptar? Këngëtarja marokene zbulon të vërtetën në Botërori +

20 Qershor 2018, 20:09| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 21:59

  • Share

Sot në Botërori + ishte e ftuar speciale këngëtarja marokene Lamar e cila ka dhënë disa detaje nga jeta e saj private si dhe mendimin e saj për futbollin.

E ftuar një muaj më parë në emisionin Rreze Dielli, në Report Tv, këngëtarja tha se do një burrë shqiptar, ndërsa sonte po në studion e Report tv ajo pohoi se e ka gjetur. Ajo gjithashtu këndon diçka live në ekranin e Report Tv.

Para disa kohësh ke thënë që do një burrë shqiptar e ke gjetur?

Së pari dua të sqaroj që nuk kam thënë që kam ardhur në Shqipëri për tu martuar. Më kanë pyetur nëse do të doje të martoheshe me një burrë shqiptar dhe unë jam përgjigjur pse jo. E kam gjetur. Jam në një lidhje me  një shqiptar. Kam ardhur për qejf për të kënduar këtu në Shqipëri.

A i përket botës së artit?

Jo. Nuk i përket botë së shoëbizit. Është shumë larg botës së artit.

Si shihet futbolli në Marok?

 Maroku është një skuadër e mirë por nuk ka pasur fat kanë luajtur mirë por nuk kanë patër fat. Kemi qenë të kënaqur dhe si popull që Maroku ka qenë pjesë e këtij Botërori. Shqiptarët i japin mbështetje të marokenëve.

Të pëlqen Cristiano Ronaldo si futbollist?

Ronaldo është një lojtar i madh, kjo do të thotë që nuk  është e lehtë të fitosh kundër tij. Duhet shumë përgatitje për të arritur të përballesh me të.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?