Emisioni Botërori + në Report Tv

Botërori +/ Eksperti analizon ndeshjen Portugali-Marok

20 Qershor 2018, 20:20| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 08:49

  • Share

Të ftuarit e përhershëm të emisionit Botërori + si dhe e ftuara speciale Lamar kanë analizuar ndeshjen e luajtur ditën e sotme mes Portugalisë dhe Marokut. 

Lamar: Nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e këtij Botërori por më erdhi keq që ekipi im e humbi këtë ndeshje. Më pëlqen Shqipëria dhe ditët këtu kalojnë shumë shpejt. 

Karriqi: Fitoi Cristiano Ronaldo jo Portugalia. Ai është lider i atij ekipi. Maroku është ekip shumë i mirë. Trajneri i përshtat idetë e veta me futbollistët e tij. Portugalia është e frikshme në sulm. Ekipi i Portugalisë është i varur nga Cristiano. Maroku është ekip shumë i mirë. Loja e Marokut është e përqëndruar në krahun e djathtë. Maroku ishte zotëruesi i topit në lojë.

Mikela Kukeli: Cristiano Ronaldo është ekipi i Portugalisë . Cristiano Ronaldon e vlerësoj shumë për pasioni që ka. Është një njeri ambicioz  që do të arrijë gjithmonë qëllimin që ka.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?