Tregu/ 120 lekë domatja dhe kastraveci në Lushnjë, në Tiranë dyfish! Ja zonat ku janë çmimet më të larta

11 Mars, 18:52| Përditesimi: 11 Mars, 19:01

  • Share

Tirane- Një kg domate apo kastravec në tregjet e qytetit të Lushnjës kushton 120 lekë, ndërsa në kryeqytet arrin çmime dyfish. Shqetësimin e ka ngritur deputeti Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“A ka mundësi mos ta bëni baltë me çmimet, me tregtarët e kam. P marr dy produkte, domate dhe kastravec. Sot në tregun e Lushnjës domatja po shitet me 120 lekë, në çdo pikë në Tiranë me 220 lekë. Kastraveci me 120 lekë, në ço pikë në Tiranë është 200 lekë. Ej, boll i rropët njerëzit”.

Report TV bëri një vëzhgim në terren, ku konstatoi se fenomeni i “fryrjes së çmimeve” ka prekur të gjitha tregjet. Sipas zonave, etiketat tregojnë çmime të ndryshme. Në zonën e ish-Parkut të Autobusëve kastraveci shitet deri në 170 lekë kilogrami, ndërsa domatja arrin deri në 220 lekë për kilogram.

Në zonën e Komunës së Parisit dhe Liqenit Artificial çmimet janë edhe më të larta. Kastraveci arrin deri ne 210 lekë në supermarket, ndërsa domatja kap vlerën e 300 lekëve për kilogram.

Në fund, kategoria më e prekur janë konsumatorët.

“Çmimet janë shumë të shtrenjta, po shtrenjtohen shumë. Pensionet s’po ngrihen”.

 “Çdo gjë është rritur, me kaq sa marrim ne s’i përballojmë dot”

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/03/2024 03:56

    Prandaj kur jetonim ne Shqiperi,ne Tirane blinim tek fshatari ne rruge e qoshe,jo te /pazaret/ e ligjeruara nga bashkia, qe i kishin me te shtrenjta.S.d.q,po te vereni cmimet e dhena ne artikull,pasqyrojne nivelin e jeteses se banoreve te lagjeve/njesive ku jetojne,me saktesisht ish-parku i autobuzeve e liqenit artificial.,qe shkojne ne perpjesetim te drejte me cmimet e shtepive ne zone.Banoret e liqenit qe jane ne gjendje te blene shtepi ne kete zone qe jane me te shtrenjta se te ish parku i autobuzeve pritet te paguajne me shume ne tregun zonal,se sa ata te ish -parkut te autobuzeve ne tregun e tyre, ku shtepite mund te jene me te lira,pra dhe mundesite e tyre financiare me te uleta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?