Domatja 120 lekë në Lushnjë deri në 300 lekë në Tiranë! Erjon Braçe: Boll i rropët njerëzit! Ky s’është treg, është grabitje

11 Mars, 12:36| Përditesimi: 11 Mars, 18:05

  • Share

‘Boll i rropët njerëzit! Deputeti Erjon Braçe ngre zërin për manipulime me çmimet në tregun e fruta perimeve.

Në një reagim në Instagram Erjon Braçe bën thirrje ‘Mos e bëni baltë me çmimet sidomos me produktet bujqësore!

Braçe kërkon të ndalet ajo që e quan grabitje të paktën të këtë muaj dhe vë përpara çmimet sipas të cilit

Domatja sot në tregun e lushnjes është 120 lekë ndërsa në Tiranë shitet 220, 250, 300 lekë
"A jeni në terezi?
2.2-2.5-3 euro për kile????" shkruan Braçe.

Kastraveci sot në tregun e Lushnjes ësht - i gjati 120 leke, mesatari 100 lekë! Kastraveci sot ne tregjet e Tiranës është 200 lekë;

"Kjo nuk ka asnjë logjikë,  Nga Lushnja në Tirane diferenca 80-100-120 lekë për kilograme, 400-500-600 lekë për 5 kilogramë, 800-1000-1200 leke për 10 kilogramë?!vijon me tej Braçe

Ky s’është treg- e kemi thënë; po as pazar nuk është! është grabitje! shkruan Braçe.

Duke iu referuar të dhënave të inflacionit për shkurtin rritja, thotë ai vijon, por çmimet e kësaj grabitjeje nuk kanë asnjë lidhje me llogaritjet teorike të inflacionit

 

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • iiri: 12/03/2024 23:34

    o erion duhet krijuar nje kompani e madhe dhe magazine e madhe ne lushnje dhe nje ne tirane,,ku cmime ti vendose shteti....dhe te shiten produktet bujqesore....

    Përgjigju
  • Arber: 12/03/2024 11:07

    Ti mir e ke shteti duhet te vere nje çmim taban per te gjith tregetaret qe i shesin fruta perime dhe duhet ti japin me shum prioritet mallit vendas sesa mallit qe vjen nga jasht shtetit ????????????????????????????

    Përgjigju
  • Besi: 11/03/2024 18:20

    ne kosove kompanive te karburantit u caktohet marzhi per fitimet ne pompe per te mos abuzuar me cmimin

    Përgjigju
  • timi: 11/03/2024 16:47

    mir e bejne ty te kene ta shesin me 10000

    Përgjigju
  • arvanites: 11/03/2024 15:34

    Kte me duket se nuk e kane informuar qe PS ka 11 vjet ne pushtet.

    Përgjigju
    • Princi: 11/03/2024 16:32

      Bën sikur ju i qan hallin popullit të Tiranës, dhe ju thotë popullit Lushnjar e gjithë Shqipërisë të mos qahen kot për çmimet.

  • Qytetari: 11/03/2024 13:30

    Po pse vetem te fruta perimet ka grabitje? Po elektro-shtepiaket qe jane 50% me shtrenjte se ne kosove. Po cmimet e apartamenteve qe koston e kane 550 euro per meter dhe shiten 3000, 4000 dhe 5000 euro metri? Kosto e jeteses ne shqiperi eshte 600 euro per person PA QERA. Kjo eshte shifer jo nga ana ime por nga ana e Numbeo.com. Sa eshte paga mesatare? Sa eshte qeraja apo kredia qe i duhet zbritur kesaj page mesatare per te dal te 600 euroshi i nevojshem per te jetuar si njeri? Thone pastaj pse ikin. Nuk jemi te gjithe hajdut, gjobevenes dhe drogaxhinj qe te na dalin llogarite.

    Përgjigju
  • Parajsë për taksa: 11/03/2024 13:20

    Kështu thon edhe për ju politikanët e grabitet popullin. Vidhni më shumë se në Gjermani. Merru ti me tregëti e uli çmimet. Tani sa shiten apartamentet në Lushnjë e sa në Tiranë?

    Përgjigju
    • Të pa @ftë: 11/03/2024 13:29

      Kjo do të thot se po të duash të blesh lirë shko bli apartament e domate në tregun e Lushnjës, jo në Tiranë.

  • Po mër po: 11/03/2024 12:44

    Pa shiko si janë si oligarkë, haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?