Zyrtarja e DASH viziton afganët e strehuar në Shëngjin: Mirënjohje të pamasë për shqiptarët dhe mikpritjen e tyre

1 Dhjetor 2023, 09:55| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 10:06

  • Share

Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, ka vizituar dje Shëngjinin, ku është takuar me afganët në pritje të zhvendosjes së përhershme në Shtetet e Bashkuara. Kështu bën të ditur ambasada amerikane në një njoftim në rrjetet sociale, ku shprehu mirënjohjen e pamasë për shqiptarët dhe mikpritjen e tyre, e famshme në të gjithë botën.

‘Bashkë me Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE), George u takua gjithashtu me stafin e përkushtuar që ofron ndihmë të çmuar për komunitetin afgan gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. George shprehu mirënjohjen e saj të pamasë për shqiptarët dhe mikpritjen e tyre të famshme në të gjithë botën.’- njofton ambasada.

Kujtojmë se Shqipëria ka pritur mbi 4500 afganë që prej vitit 2021, me vetëm një komunitet të vogël ende në proces.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 02/12/2023 05:20

    mjaft na llustrove ..tani mwrri keta jevgj e coi prapa diellit...ec..mjaft i mbajtem ne..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?