Zëvendëskëshilltarja e Sigurisë Kombëtare në SHBA Anne Neuberger

Zyrtarja amerikane kritikon NATO-n: Përgjigjja për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë ishte e pamjaftueshme

11 Nëntor 2022, 11:38| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 11:54

  • Share

‘Ndërhyrja e NATO-s në korrik në mbrojtje të qeverisë shqiptare pasi hakerat e lidhur me Iranin filluan një seri sulmesh kibernetike ishte e admirueshme. Por megjithatë, përgjigjja teknike e NATO-s ndaj sulmeve ishte e pamjaftueshme dhe jo efektive”.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e SHBA-ve në takimin e aleancës së zhvilluar në Romë për sigurinë kibernetike, Anne Neuberger.

"Kërcënimet kibernetike evoluojnë me teknologjitë moderne dhe NATO ka evoluar vazhdimisht, por duhet të jetë më e shkathët në ofrimin e mbështetjes teknike nëse një shtet aleat goditet nga një sulm kibernetik siç ishte ai i ndaj Shqipërisë”, tha zëvendëskëshilltarja e Sigurisë kombëtare.

Neuberger shtoi se: Ashtu si NATO është e përgatitur për t’iu përgjigjur krizave në fushëbetejë me të cilat përballen aleatët tanë, ne gjithashtu duhet të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur krizave kibernetike.

“NATO”, kujtoi Neuberger, “lëvizi shpejt në atë rast për t'i ofruar mbështetje politike Tiranës. Por realiteti është se ne nuk kemi qenë aq të shkathët sa mund të ishim në ofrimin e kësaj mbështetjeje të drejtpërdrejtë teknike, e cila ishte e nevojshme. E megjithatë duhet të nënvizoj se kjo mbështetje ka qenë historike”.- përfundoi ajo.

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?