Misteri i dekorimit të Metës për kryekëshilltarin e Merkel, Presidenca 'merr' logon e CDU-CSU: Nëse preket Kushtetuesja, integrimi në rrezik

25 Shkurt 2020, 21:49| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 22:59

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” krye-këshilltarin për politikën e jashtme në CDU, Hans- Joachim Falenski.

Në një kohë që nuk ka asnjë një shpjegim mbi çfarë motivacionesh ka marrë këtë vendim, një dokument ëordi me logon e CDU-CSU-së u është shpërndarë të gjithë mediave në rrugë jo zyrtare fjala e zyrtarit gjerman në gjuhën shqipe. Referuar të njëjtave burimeve nga presicenca, ato kanë njoftuar se njoftimin zyrtar do ta shpërndajnë ditën e nesërme (të mërkurën). Teksa nga një anë, në intervistën ekskluzive te "5 pyetje nga Babaramo" presidenti Ilir Meta sulmoi ndërkombëtaret duke i akuzuar si të paanshëm dhe të korruptuar, nga ana tjetër po mundohet të mbledhë mbështetje nga të huajt për tubimin e tij duke vënë në gojë të zyrtarit gjerman se cënimi i Gjykatës Kushtetuese do të cenonte integrimin e BE-së.

“Kjo është ideja dhe bindja politike pas 9 kushteve të Bundestag-ut.  Ne shpresojmë që tashmë gjërat të jenë në rrugën e përmirësimit të situatës. Ju e dini që ne po vendosim dy parakushte që duhet të përmbushen para se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare. E para është: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguruar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun. Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm.  Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë me papërjashtim çdo parashikimi të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm”, thuhet në dokumentin e shpërndarë për mediat, ndërkohë që nuk është publikuar asnjë foto nga kjo ceremoni. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjermani likes: 26/02/2020 01:15

    Sa flori te mori ky tipi o like,qe t'u tregoj shqiptareve me gojen e tij sipas mendjes e orekseve te tua? Te eshte rritur pazari,keq e kemi se do na vjedhesh me duket akoma, o te heqte zoti nje ore e me pare se na je bere koronavirus.

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/02/2020 01:04

    Ilir idioti

    Përgjigju
  • edi: 26/02/2020 00:55

    Na hoqe mallin e babait tend Enverin o Komunist i pershurrur , Ato mba ti se ja bera dhe do te vijne ne fletoren e Komunizmit flete lavderimi Ti je aq trap sa kush nenen ne hale te mban ty or Skraparli i KUQ FLAKE ME MIMOZAT E MONES

    Përgjigju
  • Kuqo: 26/02/2020 00:14

    Pse kemi parlament!? Me shume duket si byroja e monizmit. Mjere ne qe kemi keto mjere politikane. Rama , Basha , Meta , Kryemadhi , Berisha te gjithe njelloj jane. Milionere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?